10.3 C
Berne
dimanche 19/05/2024

Presheva e injoruar / Ardita Sinani: Vucicin e kuptojme pse na injoron, por nuk e kuptojme Lajcakun?! 

Presheve, 13 mars 2023 -Zedheneja e kreeminsitrit te Qeverise se Kosovës, njeherit Kryetarja e bordit të Partisë për Veprim Demokratik (PDD) në Preshevë, Ardita Sinani, ish-kryetare be Komunes se Preshevës ka reaguar sot për viziten e përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Koovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak i cili qe 5-6 here here vjen e shkon ne Beograd takon vetem serbet duke injoruar shqiptaret ne Serbi, ne Lugine e Presheves, dy her e me shume se sa pakica serbe ne Kosovë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ardita Sinani: Ne duam t’i themi Lajacakut se shqiptaret ne Serbi nuk duan asgjë me shumë, se sa serbet ne Kosovë!..
“Takimi i fundit me përfaqësuesit e Listës Serbe nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është i kuptueshëm, sidomos duke pasur parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm, por edhe mungesën e takimit me shqiptarët e zgjedhur të Luginës së Preshevës.. » ka thëne znj. Ardita Sinani për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
“Përfshirja e zyrtarëve të tyre të zgjedhur në proces do të kontribuojë në stabilitetin, sigurinë, evropianizimin dhe demokratizimin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, zoti Lajçak, ju ftoj të takoheni me ne të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Shqiptarët në Serbi janë diskriminuar dhe shtypur për dekada të tëra, gjë që konfirmohet nga raportet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe administratave amerikane, ka thenë Ardita Sinani.

« Pardje presidenti i serbeve Aleksander Vucic ishte ne Luginen e Presheves dhe nuk takoi asnje shqitarë edhe pse ne këtu jemi shumicë. E thash president i serbeve, sepse ai takon vetem serbet sa here qe vjen ne Luginë. Presidentin serb Vucicin e kuptojme pse na injoron, por nuk e kupojme Lajcakun i cili eshte i angazhuar për dialog dhe kjo njeanshmeri e tij nuk i bene nder BE-së. Pandaj, per kete injorance ne do t’i drjetohemi edhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kur i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar na pret, atehere pse sllovak Lajcak nuk eshte ne gjendje t’i takoj perfaqesuesit legjetim të Luginës së Preshevës?! Nje leter-kerkese sot per nje takim ju eshte derguar Lajackut edhe nga deputeti i vetem shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Tash po presim përgjigjie. Ne duam t’i themi se shqiptaret ne Serbi nuk duam asgjë me shume, se sa serbet ne Kosovë!.. » ka  thene e revoltuar znj. Aridta Sinani ne fund për gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Lajçak javën e kaluar në Prishtinë u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës, ndërsa sot pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e bisedimeve për planin evropian për Kosovën dhe Vuçiqin-Takimi i Kurtit më 18 mars në Ohër.

Derniers articles