15.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Zëdhënësja e BE-së tregon hapin e radhës për liberalizimin e vizave për Kosovën

Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së për cështjet e Brendshme të Komisionit Evropian ne bisede me gazetarin e tv kombëtar ATV-së, rrespektivisht me redaktorin e gazetës zvicerane Le Canton27.ch 
Bruksel, 13 mars -Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) në përbërje prej 27 vendeve të BE-së javën që shkoi i ka dhënë «dritën e gjelbër» liberalizimit të vizave për Kosovën.
Zëdhënësja e BE-së për cështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Anitta Hipper për tv kombëtar ATV dhe gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka komentuar vendimin e fundit të Këshillit te Ministrave të Bashkimit Evropian lidhur em liberalizimin e vizave për Kosovën.
Zëdhënësja e BE-së për cështjen vizave: Para 1 janarit 2024, Kosova ka edhe një procedurë për të arritur deri tek liberalizimi final i vizave

Këshilli i BE-së vendimi është marrë në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel ku ministrat e BE-së e miratuan këtë vendim në lexim të parë, pa diskutime, pasi për këtë, kishte pasur pajtueshmëri në takimin e mëhershëm të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare. Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së”, thotë ajo.

Ajo tha se rregullat e reja do t’u mundësojnë bartësve të pasaportave të Kosovës udhëtimin në BE pa viza për qëndrim në një periudhë deri 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditëve.

BE-ja ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ndërsa në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e arritur nga Këshilli [më 9 mars] për heqjen e vizave për Kosovën. Propozimi duhet ende të miratohet nga Parlamenti Evropian për t’u bërë përfundimtar. Marrëveshja e arritur parasheh që liberalizimi i regjimit të vizave për Kosovën të hyjë në fuqi nga data e hyrjes në shërbim të ETIAS. Nëse ETIAS ka vonesa, data e fillimit nuk duhet të jetë më vonë se 1 janar 2024”, ka deklaruar znj.Anitta Hipper zëdhënëse e BE-së për cështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, për tv kombëtar ATV dhe gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Ajo ka shtuar ne vazhdim se “Vlerësimi i Komisionit ishte i qartë që nga korriku 2018. Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Kosova ka punuar shumë për të përmbushur të gjitha standardet dhe vazhdimisht tregon përkushtimin e saj. Ata punojnë pa u lodhur për të siguruar që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza”.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...