11.6 C
Berne
dimanche 5/05/2024

Cassis në WEF: Rindërtimi i Ukrainës, një nga prioritetet e Qeverise sonë

Shkëmbim mes këshilltarit federal Ignazio Cassis dhe Olena Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas Wolodymyr Selenskyj

Davos, 19 janar -Në ditën e tij të parë në WEF, këshilltari federal Ignazio Cassis u takua me Olena Zelenska. Situata aktuale në Ukrainë dhe angazhimi i Zvicrës për rindërtim shënoi edhe shkëmbimin me gruan e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Davosi.

Zvicra dënon ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Ajo i bën thirrje Rusisë që menjëherë t’i japë fund veprimeve të saj ushtarake dhe të tërheqë trupat e saj nga toka ukrainase.

Gjatë Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës (URC2022) në Lugano, Zvicër dhe Ukrainë, hartuan Deklaratën e Luganos, me mbështetjen e shumë partnerëve ndërkombëtarë. Ky dokument përbën kornizën e procesit politik të rindërtimit të Ukrainës. Ky angazhim u shënua nga një vizitë e Presidentit të Konfederatës në Kiev dhe një takim me Presidentin Zelensky në tetor 2022. Më shumë informacion mbi angazhimin e Zvicrës në Ukrainë në newsfeed.

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) zhvillohet nga 17 deri më 19 janar 2023. Situata në Ukrainë si dhe vazhdimi i angazhimit të Zvicrës për rindërtimin e vendit janë në qendër të diskutimeve të udhëhequra nga këshilltari federal Ignazio Cassis në Davos. . Kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA) po organizon kështu një ceremoni dorëzimi për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 18 janar 2023, me titull « Nga Lugano në Londër », në bashkëpunim me përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës. Mbretëria e Bashkuar do të marrë drejtimin për përgatitjen e Konferencës së ardhshme të Rimëkëmbjes së Ukrainës pas kësaj ceremonie. Këshilltari Federal Ignazio Cassis do të marrë pjesë gjithashtu në ngjarjet që lidhen me luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj globale.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...