-3.4 C
Berne
mercredi 5/02/2025

Kryeministri shqiptar Albin Kurti s’ja « prish » Amerikës! Me kërkesën e saj e shtyen edhe për 48 orë shqiptimin e gjobave për targat

Kryeministri shqiptar Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, konfrom kërkesës së SHBA-ve, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Kurti ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkushtimin ndaj procesit të dialogut.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjoitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Le Canton27.ch 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Pas kësaj, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

Ndryshe, gjatë takimit të së hënës në Bruksel, Kosova ka propozuar që të pezullojë fazat e mëtutjeshme që kanë të bëjë me targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës.

E po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

Por Bashkimi Evropian e ka hedhur poshtë duke kërkuar që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM.

Propozimi i BE-së është refuzuar nga Kurti, ndërsa është përkrahur nga Vuçiq

Derniers articles