12.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Presidenti i Zvicres Cassis: Ftoj Beogradin dhe Prishtinën të vazhdojnë dialogun e Brukselit, ndryshe nuk ka alternative tjetër

Presidenti i Konfederates Zvicerane, njëherit shefi i diplomacise (DFAE) Iganzio Cassis ne bisedë me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Bernë, 14 nentor (Nefail Maliqi) –« Shqiptaret ne Zvicer jane punëtorë mer imazh te mirë, madje shembull integrimi ne vendin tonë.. » ka thëne presidentii Zvicres Ingazio Cassis dje ne Berne gjate nje pritje, dreke pune me gazetaret nderkombëtar nga Gjeneva duke u përgjigjur ne pyetjen e redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Dje në hotelin Bellevue Palace te kryeqytetit të Zvicres ne Bernë u mbajt Dreka presidenciale (Déjeuner présidentiel-Presidential Luncheon) e APES me presidentin e Konfederatës Helevetike z. Ignazio Cassis, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Ignazio Cassis: Të jesh neutral nuk do të thotë të jesh indiferent. Akoma më pak joaktive! Neutraliteti imponon të drejta dhe detyra, duke përfshirë atë të angazhimit për paqen

Aucune description disponible.Ne drekën Presidenciale e Asociacionin e Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein (APES) qe tashme eshte bere tradicionale muaren pjese mbi 80 mysafire, kryesisht gazetarë boteror (45) te cilet ndjekin aktivitetet e qeverise zvicerane dhe ato nderkombëtare ku muaren pjese personalitete të ndryshme nga qeveria helevetike, ambasadat dhe përfaqësues të organizatave botërore në Gjenevë dhe Bernë.

Ne kete evenement, dreke pune me presidentin dhe shefit të diplomacise zviceran z.Ignazio Cassis mori pjese edhe gazetari nderkombëtar Nefail Maliqi, editor dhe kryeredaktor i gazetes zvicerane Le Canton27.ch, njofton gazeta zvicerane.

Peter Kenny, president i ri APES ne duke ju uruar mirërseardhje ai falenderoi dhje pershëndetit pjesemarresit ne rednm t repare presideneitn e Zvicres z.Ignazio Cassis, yzhratret e OKB-së si dhje pe¨rfaqesueds tjera nga departamentet e shteti helvetik ata te ekonomise, bankave,  biznesit dhe kulturës. Me pas Peter Kenny foli edhe për rolin e shoqates (APES) dhje pune e gazetareve t ehuaj qe vperojne ne Gjeneve dhe Zvicer  qe bjene nje pune të madhe per te njohur edhe me shume Zvicren si nje vende demolkartik, tolerant dhe neutral ne vendet e tyre te origjines.

Pos gazetareve dhe autoriteteve zvicerane ne ketë dreke presidenciale prezentuan edhe ambasador te disa shteteve, sikur ambasadori zviceran ne OKB z. Jürg Lauber, dy ambasadore te Ukrainës Artem Rybchenko (ne Zvicer) dhe ajo ne OKB znj.Yvheniia Filipenko, ambasadorja Patrizia Danzi, drejtoreshe e DDC-së etj..

Para drekes se punes në «Salon Rouge » ne Hotelin Bellevue Palace presidenti dhe shefi i diploamacise zvcerane z.Cassis do te mbajte nje konferencën ekskluzive për shtyp për APES, perfaqesues këta të mediave nderkombëtare ku u fopl edhe për Kosaovne dhe shqipzaret ne ballkan.

Presidenti i Zvicres z. Ignazio Cassis fillimisht para mysafireve, duke pershdnetur gazetaret ndekrombëtar, ai foli për situtaten ne Zvicer (mos) integrimet, zhvillimet tjera politike dhe ekonomike perfshire ketu edhe zhvillimet e fundit ne bote, sidomos ne Ukraine si dhe për rolin e  Zvicres si një vend neutral ne vatrat e krizave për venien e paqes dhe stabilietin ne rajon.

« Zonja dhe zotërinj, përfaqësues të shtypit të akredituar në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Është kënaqësi t’ju gjej në një konfigurim normal pas dy vitesh të shënuar nga pandemia. Por a mund të flasim me të vërtetë për « normalitet » kur më pak se 2000 km nga këtu lufta është ndezur? Kur vihet në pikëpyetje ekuilibri tradicional i fuqive të mëdha? Dhe se tundimi proteksionist, madje edhe nacionalist zë rrënjë ndërsa sfidat aktuale kërkojnë zgjidhje shumëpalëshe… » tha fillimisht para gazetarëve boteror presidenti  i Zvicres z.Cassis ne konfrencen per media.

Sipas presidentit zvceraner « Lufta në Ukrainë na kujton se paqja dhe demokracia nuk janë kurrë të garantuara, madje as në Evropë. Kërcënimi i mungesës së energjisë na ballafaqon me varësinë tonë nga njëri-tjetri, një varësi që bëhet sfidë kur një nga hallkat e zinxhirit prishet – ose mungon. »

« Megjithatë, kujdes nga reflekset e thjeshtuara: Tërheqja nuk është zgjidhje! Më keq, është vetë mohimi i Gjenevës ndërkombëtare ai që na mirëpret sot… Kjo Gjenevë në të cilën ju punoni dhe për të cilën unë jam i përkushtuar si Ministër i Punëve të Jashtme të Zvicrës – dhe si President i Konfederatës këtë vit. » shtoi Cassis.

Përfitoj nga simbolika e këtij vendi dhe prania juaj për të nisur një apel: Ajo që na dallon nuk duhet të na ndajë! Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe të veprojmë në mënyrë të përbashkët dhe të bashkuar për të rivendosur sigurinë dhe ekuilibrin në Evropë dhe në botë. Zvicra e pranon këtë përgjegjësi si një vend demokratik dhe neutral. Të jesh neutral nuk do të thotë të jesh indiferent. Akoma më pak joaktive! Neutraliteti imponon të drejta dhe detyra, duke përfshirë atë të angazhimit për paqen.. » ka thene ne fund para gezaterev z.Casiis, trasnmerton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Parimet e Luganos të miratuara në Konferencën e Rindërtimit të Ukrainës (URC) që organizuam këtë verë në Ticino do të udhëheqin rindërtimin e një Ukrainë të lirë dhe të pavarur.  Udhëtimi im i fundit në Kyiv më lejoi të shihja madhësinë e nevojave dhe nevojën për t’i dhënë perspektivë dhe shpresë popullatës ukrainase.

Të premten mora pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Gjatë takimit tim me presidentin francez Emmanuel Macron, i ripërsërita mbështetjen tonë për komunitetin politik evropian. Kështu, Zvicra është e angazhuar, së bashku me partnerët e saj evropianë, për të promovuar kohezionin dhe dialogun në kontinentin tonë. Çfarë tregojnë këto fakte? Se Zvicra luan një rol qendror në qeverisjen evropiane dhe globale, si përmes mesazheve të saj ashtu edhe përmes veprimeve të saj konkrete.

Presidenti Ignazio  Cassis: Shqiptaret ne Zvicer jane punëtorë me imazh te mirë, madje shembull integrimi ne vendin tonë

Aucune description disponible.Ne kete takim pune me gazetaret nderkombëtar presidneti i Zvicres njeherit shefi i diplomacise helvetike z.Ignazio Cassis nga redaktori i gazates zvicerane Le Canton27.ch eshte pyetur për marëdheniet Zvcer-Kosovë si dhe procesin e dialogut te Brukselit mes Kosoves dhe Serbisë.  Lidhur me kete dilplomati zviceran për gazeten Le Canton27.ch eshte përgjighur se « Berna dhe Prishtina kane marëdhenie shume te mira mes veti, ku për situaten aktuale ne Kosovë kam mesuar me shume nga vizitës sime të fundit qe kisha ne konferencën e Paqes ne Paris ne takimin me kryeministritn Albin Kurti, qe perballe kisha homologun e tij serb… »

« Sa i perket dialogut te Brukselit, une ftoj autoritet e Beogradit dhe Prishtinës që t’i japin perparesi vazhdimit te dialogut, ndryshe nuk ka alternative tejter për paqen dhe stabilitetin ne rajon.. » ka pohuar z.Cassis. Ne vazhdim z.Casssi duke folur pe rimazhin e shqiptareve ne Zvcer ka pohuar se « komuniteti kosovar, ne përgjtithesi ai shqiptare ne Zvicer jane punëtorë dhe jane shembull i mire i ingrimeve te cilet po ndihmojne jo vetem ne zhvillimin e vendit tone, por edhe vendit të tyre te origjines.. »

Asiociacionin e Gazetareve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein-APES), shoqatë kjo e cila vepron që më shumë se njëqind vite (1928) dhe tubon reth 120 anëtarë, gazetarë këta nga vendet e ndryshme të planetit tonë (përfshire këtu edhe shqiptarë) të cilët në shkrimet e tyre të përditshme qofshin lajme ditore, reportazhe apo intervista.., prezentojnë jo vetëm vlerat e tolerancës dhe demokracisë së Zvicrës në vendet e tyre, por trajotjnë edhe tema tjera ekonomike në fushën e turizmit dhe biznesit, njëkohesisht duke promovuar edeh suksxeset e diaspores, ne kete rast asaj shqiptare ne Zvicer.

Derniers articles

Bernë, ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar « Skënderbeut » në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Reagon edhe Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i vënies së monomentit

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...