Bernë, 2 tetor -Kjo shfaqje te ttiulluar « vakiat kosovare » e përzien me delikatesë përrallat tradicionale nga vendi i origjinës së Simon Pitaqajt, aktor shqiptar i lindur në Kosovë, dhe historinë e tij personale. I shoqëruar nga instrumente si sazi apo lahuta, ai bazohet në përvojën e tij nën vellon e fiksionit për të na treguar historinë më të madhe të refugjatëve, njofton gazeta zvicerne Le Canton27.ch
Rreth shfaqjes
Shqiptari i lindur në Kosovë, aktori Simon Pitaqaj iku nga lufta civile për të mbërritur në Francë në moshën 15-vjeçare. Në shfaqjen e tij, ai përzien me delikatesë përrallat tradicionale nga vendi i origjinës me histori nganjëherë nga udhëtimi i tij. I shoqëruar nga instrumente si sazi apo lahuta, ai bazohet në përvojën e tij nën vellon e fiksionit për të na treguar historinë më të madhe të refugjatëve.
Rreth artistit
Themeluesi i kompanisë Liria në vitin 2008, Simon Pitaqaj është aktor, regjisor dhe tregimtar. Shfaqja lindi nga kompania l’Atelier de l’orage dhe u shkrua dhe u drejtua bashkë me Gilles Cuche.
Instituti i Kulturave Islame 19, rue Léon 75018 Paris