9 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Abdixhiku në Gjenevë kerkoi rikthimin e mergimtareve ne LDK / Mergimtarët: Do rikthehemi atëherë kur do te dihet fati i 3 % dhe kur LDK do ndriqoj vrasjet e bashkëpunëtorëve të presidentit Rugova

Gjenevë, 27 qershor -Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dje ka zhvilluar takime me strukturat e veprimtarë të LDK-së, si dhe me meregimtare në Gjenevë. Përveq shefit te LDK-së, Lumir Abdixhiku ne Gjenevë e kishin shoqeruar edhe Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj dhe Shkumbin Gashi, njofton nga Gjeneva gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Nga Zvicra, Abdixhiku ka paralajmëruar kthimin e LDK-së në mërgatë. “Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë. Gjenevë, sonte, takim me bashkatdhetarë”, ka shkruar ai. Muajve të fundit, LDK ka intensifikuar takimet me mërgatën, pas lidhjeve pothuajse të shkëputura ndër vite sa ishte në pushtet.

Para të pranishmëve të shumtë, në fjalën e tij hyrëse, Abdixhku tha se nuk është e rastësishme që në kaq kohë të shkurtër takohen bashkë dy herë në Zvicër, ndërkaq shtoi se kjo është shenjë e një lidhje e besëlidhje që i mbijeton kohës.

Por, mergimtaret nga Zvicra, pas ketij tubimi ne Gjenevë te patronit te LDK-së kane thenë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch se « ne shqiptarert e diaspores ne Zvicer dhe vendet tjera te BE-së do t’i rikthemi LDK-së, atehere kur do te dihet fati i mjeteve te 3 % te cilat nuk dihet se ku kane shkuar dhe kur LDK do ndriqoj vrasjet e bashkëpunëtorëve të presidentit Rugova (perfshir ketu edhe Tahir Zemaj..) e cila parti ishte ne bashkeqeverisje per disa vite me PDK-ne (Isa Mustafa-Hashim Thaci) nuk kishte bere asgje ne në ketë drejtim… »

Kurse Abdixhiku ka nenvizuar se “LDK dhe mërgata shqiptare janë një familje, janë një shtëpi. Ne as nuk jemi mysafir në shtëpinë tonë gjeografike, e ju as nuk jeni mysafir në shtëpinë tuaj politike. Kurdo që shihemi e takohemi sërish, pavarësisht sfidave nëpër të cilat kemi kaluar të dy, ne mbesim një shtëpi”,

Ndër të tjera,Abdixhiku, rikthimin e lidhjes me mërgatën e konsideroi si të domosdoshme e të përhershme, ngase, sipas tij, për LDK-në mërgata është pasuri kombëtare, për të cilën tha se e tillë ka qenë dhe do të jetë përherë.

Pasi që e vlerësoi maksimalisht rolin e mërgatës në të gjitha etapat që ka kaluar Kosova,  Abdixhiku para të pranishmëve tha se shumë kemi arritur në këto 32 vite, ndërsa shtoi se sërish kemi shumë për të bërë drejt projektit tonë përfundimtar.

Sa i përket qeverisjes aktuale, kryetari Abdixhiku tha se Kosova sot është peng i popullizmit, përkatësisht peng i politikanëve që për një kohë të gjatë kanë qenë në rol dhe atë në rol të madh mashtrimi, të cilët kanë ndërtuar kauza fiktive dje, ndaj nuk mund të japin zgjidhje historike sot.

“Popullizmi nuk sjellë çmime të përballueshme, nuk sjellë vende të punës, nuk sjell cilësi në shërbime, nuk sjellë as arsim, as shëndetësi e as mirëqenie të qëndrueshme”, tha Abdixhiku.

Ai, më tej tha se e kemi obligim të ri për veten dhe qytetarët tanë në hall që të japim një program të fuqishëm e përparimtar, dhe një ekip që implementon pa frikë, pa paranojë, pa demagogji, projektin e zhvillimit të vendit tonë.

“Sot kam ardhur në mërgatë, jo vetëm për të kërkuar mbështetjen tuaj, por për t’iu thënë që është koha që Kosova t’i japë mërgatës kontribute prapa. Që të zotohem para jush, se mbajtja e mësimit plotësues shqip, hapja e qendrave kulturore në mërgatë e kthimi i remitencave të bollshme në investime të mëdha – është prioritet i imi e bashkëpunëtorëve të mi. Nuk duam të ju shohim si burim i pashtershëm financimi e votimi, por si pasuri e jona kombëtare që meriton vëmendje institucionale”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, kryetari Abdixhku, nënvizoi se duke qenë bashkë në lidhjen e së ardhmes; patriotë, rugovistë, të djathtit, e secili i ri e i vjetër pa dallim, do t’i japim atdheut tonë shpresën e kërkuar kaherë, duke udhëtuar së bashku drejt stacioneve të së ardhmes.

 

Derniers articles

Mediat franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...

Le buste du héros albanais « Skenderbeu » est endommagé à Genève

Genève, 27 avril - Hier soir, tard dans la nuit, le buste du héros national Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qui se trouve à Genève, au...

The bust of Skenderbeu is damaged in Geneva/Albanian community in Switzerland: Repeated event

The bust of our national hero Gjergj Kastrioti Skënderbeu, which is located by the lake, in Geneva, Switzerland, was damaged yesterday evening, by persons...