8.5 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Mbahet konferenca ‘Një shekull gjenocid mbi shqiptarët’ Dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, Sanxhaku dhe Çamëria

Prishtine, 19 qershor -Dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe Maqedonia ka filluar në Luftën e Parë Ballkanike, ku sipas dokumenteve të diplomacisë serbe 281 mijë e 747 shqiptarë janë dëbuar deri në fund të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijë nën moshën 6-vjeç, shkruan KosovaPost.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Qendra për Hulumtime Politike “Alternativa” sot me temën “Një shekull gjenocid mbi shqiptarët”.

Gjatë kësaj konference personalitete të ndryshme kanë folur mbi dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, marrëdhëniet shqiptaro-greke, politikat e njohjes së gjenocidit si dhe për auto gjenocidin.

Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik, tregoi për dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga Kosova gjatë shekullit të 20-të, ndërsa theksoi se sipas dokumenteve të diplomacisë serbe, 281 mijë e 747 shqiptarë janë dëbuar deri në fund të vitit 1914.

“Nga dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe Maqedonia ka filluar në Luftën e Parë Ballkanike, sipas dokumenteve të vetë diplomacisë serbe 281 mijë e 747 njerëz janë dëbuar deri në fund të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijë nën moshën 6-vjeçare, të cilët nuk i numëronin. Në pronat e shqiptarëve të dëbuar, qeveria serbe kishte vendosur 20 mijë familje serbe, ndërsa Qeveria e Malit të Zi e kishte planifikuar t’i vendoste pesë mijë familje, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit”, tha ai.

Nderkaq, profesori dhe studiuesi nga Tirana Enis Sulstarova, ka folur mbi temën politikat e njohjes së gjenocidit.

“Kur Kosova ka shënuar subjektin e pavarur, po kërkon të fitojë kohën e humbur dhe po e përdor termin gjenocid në marrëdhëniet e saj me Serbinë, pra gjoja se Kosova kërkon që Serbia t’i bëjë këtij gjenocidi të paktën atij më të vonë të viteve ’98-99, sërish në vëmë re në një ndrojtje nga Shqipëria për t’iu bashkuar kësaj nisme. Kujtojmë para një viti kur Vuçiq shpalli idenë meqenëse Kosova nuk bën… Atëherë akuza ndaj Serbisë mund të ngrihet nga Shqipëria. Menjëherë kryeministri i Shqipërisë e cilësoi këtë frikë duke thënë që gjenocidi është një fjalë shumë e mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit dhe mendoj që do të ishte një iniciativë që do të sillte rezultate që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin”, tha ai.

Ndërsa profesori Nexhmedin Spahiu foli paktin e qeverisë së atëhershme shqiptare dhe komunistëve.

“Shqiptarët kishin pasur bashkëpunime me të gjithë kundër të gjithëve, kishte bashkëpunim mes ballistëve dhe komunistëve, mes komunistëve dhe zogistëve, mes Qeverisë dhe ballistëve, mes qeverisë dhe zogistëve dhe në fund ajo që duket më e pabesueshmja bashkëpunimi mes italianëve dhe komunistëve dhe gjermanëve dhe komunistëve. Por, pakti mes Qeverisë dhe komunistëve, kur komunistët kishin filluar serinë e atentateve, Qeveria ekzekutoi disa komunistë si vërejtje dhe rrjedhimisht ministri i brendshëm (Kolë Bibë) Mirakaj, kishte bërë pakt mes komunistëve për ndarjen e atentateve, të cilën komunistët e kishin respektuar derisa kishte qenë në këtë pozitë Mirakaj. Në pozitën që erdhi pas Mirakaj flitet se si politikanët e Shqipërisë të vitit 1913 nuk i kuptonin problemet e Kosovës dhe rrezikun serb”, tha ai.

Konferenca është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë./KosovaPost

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...