14.5 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Diplomatja amerikane Madeline Albright, çfarë kishte thënë në intervisten e parë me një gazetar shqiptar për Kosovën dhe Preshevën

Gazetari ynë Nefail Maliqi në bisedë (1999) me shefën e diplomacisë amerikane Madeline Albright. Diplomatja amerikene: Çështja e Luginës së Presheves nuk do e besoj se do te zgjidhet para njohjes se Kosovës nga e Serbia!
Me rastin e vdekjes se ish-sekretares se shtetit të SHBA-ve, Zonja e madhe Madeline Albright (15 maj 1937 – 25 mars 2022) po e botojm një interviste që e zhvilluam me të në Organizaten e Kombëve të Bashkuara në Gjenevë e cila shoqërohej nga zëdhenesi i Steit Departamentit James Rubin.
Nga takimi im i pare me znj. Ollbrajt-1999 Bombat ne Brograd, Albright ne Gjeneve!
Mediat shqiptare: Diplomatja amerikane çfarë tha në intervisten e parë me një gazetar shqiptar për Kosovën dhe Preshevën
Ne interviste e pare te zonjes se madhe Madeline Albright si sekretares se shtetit amerikan dhene gazetarit nderkombetar ne Gjeneve Nefail Maliqit po e ribotojme ne shenje perkujtimi dhe falenderimi per rilin dhe kontributin e saj ne clirimin e Kosoves. Intervisten kolegu Nefail Maliqi sot gazetar ne Le Canton27.ch e ka realizuar në Organizaten e Kombëve të Bashkuara në Gjenevë e cila shoqërohej nga zëdhenesi i Steit Departamentit James Rubin.
Me diplomaten amerikane Ollbrajt u takum jo rastësisht në OKB, me punë, ajo me mision e une me profesion, por me një qëllim, për një popull që kërkonte shpëtim! Ishte kjo intervista e pare e shefes së diplomacise amerikane znj. Ollbrajt dhënë nje gazetari shqiptar e cila pos Kosovës përmendi edhe Preshevën.
Albright: Çështja e Luginës së Preshevës nuk do të zgjidhet para njohjes së Kosoves
Sikur t’mos ishte Rugova, UÇK dhe zonja e madhe Ollbrajt sot Kosova, shqiptarët nuk do të kishin këtë liri as pavarësi! Duke folur për Kosovën e lirë në vazhdim shefja e diploamcise amarikan znj.Ollbrajt në vitin 2000 tha se “Sikur t’mos ishte Rugova dhe Amerika, Kosova sot e kësaj dite do të ishte nën Serbi..”
“Që nga instalimi i ushtarëve të parë të amerikan nen ombrellen e NATO-s në Kosovë më 12 qershor 1999 pas kapitulimit të Serbisë në Kosovë ndërkombëtarët i kishin punët e ndara për ta vënë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke i dhënë përparësi sigurisë së lëvizje së lirë të qytetarëve, rindërtimit dhe inaugurimit të insitucioneve të Kosovës me qëllim të avancimit të proceseve demokartike në Kosovën e shkatuëruar politikisht dh ekonomikisht nga regjimi diktatorial i Beogradit..” ka deklaruar Ollbrajt
“Kosova e meriton të jetë e inegruar ne në Bashkimin Evropian, pse jo një ditë jo edhe në OKB dhe NATO si dhe në organizatat ndërkombëtare si vend i lirë e i pavarur..” ka deklaruar zonja Ollbrajt.
“Mua ende me rrine para syve vaji dher vuajtjet e femijeve dhe femrave shqiptare që une vet i pashë në Kosovë dhe i tërë planeti në ekranet televizive botërore. Unë jam krenare që isha pjesë e kësaj lire dhe demokracie në Kosovë me faktin se unë qellova të jem sekretare e shtetit të SHBA-së në kohën e duhur për t’i dhënë fund spastrimit etnik. Dhe tash me nuk ka vrasje të civilëve të pafajshëm, masakra, përdhunime as përndjekje të njerëzve nga shtëpitë e tyre.”
Sa i përket raporteve të ardhshme mes Kosoves dhe Serbisë dhe se kur kjo e fundit a do ta njoh Kosovën shtet znj.Ollbarjt ka pohuar se “së pari në SHBA-të do ta njohim Kosoven e pastaj vendet fqinje dhe të tjera të Evropës. Sa i përket fqinjesis së Kosovës me Serbinë besoj se me kohën do të normalizohen marrëdhenet e tyre dy vendëve të cilat duhet t’i japin prioritet dialogut për zgjedhjet teknike e asesi për statusin e Kosovës. As ne nga SHBA e as BE nuk e besoj se do të perkrahim ndonjë ide apo loje me ndarjen apo shkëmbimin territoreve të Kosovës, sepse çdo lojë me kufijtë do të ishte në disfavor të paqes dhe stabilitetit në rajon, do të ishte disfatë, lojë me zjarre.. ”
Kurse pyetjes së fundit se çfarë do të ndodhë me shqiptarët etnik në Serbi, minoritet ky që shtihet në brezin kufitar me Kosovën, shefja e diplomacise amerikane duke dënuar politikan diskrimunuese dhe spastrimin etnik tash ndaj popullates shqiptare në Jug të Serbisë (Medvegje, Bujanac dhe Presheve) është përgjigjur se “çështja e minoriteteve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi do të zgjidhet me kohen, por jo pa u njohur Kosova nga Serbia. Dhe besoj se Serbia ka marrë mësim nga Kosova se me dhunë dhe politika diskriminuese nuk do të mund të zgjedhë problemet e mbrendshme, aq më tepër me një popull autokton siç janë shqiptaret e Lugines se Presheves. Pas ketij procesi konform konventave nderkombëtare dhe kartes se OKB-së per popujt autokton, minoritet do te kene te drejtat maksimale. Faktori nderokombëtar duhet te perqendrohet ne reciprocitet. Pra, çfarë statusi do te kene serbet e Kosovës, po ashtu edhe shqiptaret e Lugines se Presheves do të gëzojë të njejtin status. Mosrespektimi i këtij reciprociteti mund të prodhoj destabilitet dhe konlikt sepse shqiptarët e as serbet sikur edhe gjithë popujt në Evropë nuk do të durojnë me të jenë të diskrimunuar, por me te drejta ta plota ta tyre legjtime si ne arsim, ashtu edhe ne gjuhë, punesim duke respektuar simbolet dhe traditat e tyre.”
Emri i zonjes Ollbrajt që tashmeë është bërë sinonim i lirisë në Kosovë njihet si një mikeshe e madhe e shqiptarëve në ballkan e cila e meriton një permendore në Kosovë!
Prandaj, do te ishte mire që personalitetet e Kosovës ta dëshmojne «proamerikanzimin» e tyre duke qenë mirënjohes ndaj misionit të kësaj zonje të madhe duke falenderuar dhe uruar ditëlndjen zonjës se hekurt ambasadoren e paqes në Kosovë dhe ballkan të cilën Serbia e shpalli persona non grata!

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, drejtësinë, korrupsionin, eksodin…Mediat, politikisht janë të njëanshme,...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...