Ambasada Zviceran ne kryeqytetin e Kosovës ne Prishtinë (Photo: Le Canton27.ch)
Bernë, 9 shkurt -Dikur, para vititit 1999 ardhja e kosovarëve në Zvicer ishte e imponuar për shkak luftes, problemeve politike dhe diskriminimit nga regjimi serb. Ardhja e kosovare ne Zvicer edhe pse jo masive vazhdon edhe pas luftes, por me motive tjera, për shkaqe të krizes ekonomike dhe sociale, si rezultat i papunesisë dhe korrupcionit ne këte vend te njohur nga Zvicra me 17 mars 2008.
Sipas burimeve zyrtare nga Bernes aktualisht ne Zvicer punojne dhe jetojne rreth 115’570 kosovare, qe sipas burimeve kosovare, ata jane mbi 300 mijë sish. Keto shifra dallojne kaq shume sepse ne Zvicer ka ende kosovar me pasaporta serbe që mund te jene rreth 100 mije sosh?!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Zvicra, për qytetaret kosovare ne Prishtinë ka leshuar 8 mije viza me shume se ne vitin paraprak…
Sidoqoftë, Zvicra mbetet destinacioni me i preferuar për kosovarët dikur nga zori, kurse sot me dëshire, si turiste. Themi keshtu sepse për dallim nga vendet tjera, Zvicra, pas Shqiperisë mbetet vendi me i viztuar ne botë! Se paku keshtu flasin shifrat.
Gazata zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar nga Berna zyrtare se ambasada e Zvicrës në Prishtinë vitin e kaluar (2021) ka lëshuar 19,737 viza (C) për qytetaret kosovarë si dhe 2522 Vza-D. Ky numer sigurisht do te ishte me i madh sikur t’mos ishte pandemia. Mesohet se këto viza u leshuan me kerkesen e qytetareve me motive te larmishme: Kryesisht per vizita familjare, per akitivitete ekonomike e kulturore, turizëm, por pa të drejtë pune. Për dallim nga viti paraprak, Zvicra vitin e kaluar ka leshuar 8 mije vize me shume se vitin 2020 (12.842). Ju përkujtojme se në vitin 2019 ambasada zvicerane kishte lëshuar vetëm 2.334 viza
Zvicra për qytetaret kosovare ka leshuar dy lloj vizash, ate te shengenit qe njihet si D (vizë nacionale) dhe vizen klasike C.
Me vizen e parë, qytetaret kane te drejtën e qëndrimit ne Zvicer më së gjati..deri tre muaj. Kjo vizë ju dedikohet studentëve, punetoreve te profileve te ndryshme, bashkim familjar apo per ceshtje martesore.
Kurse viza e dytë, ajo C qe zgjat po ashtu tre muaj ju dedikohet atyre qytetarëve për motive te ndryshme, për te realizuar vizitat familjareve, udhëtime pune, turistë, biznese dhe per aktivitete kulturore e sportive.
Paqja dhe stabilieti ne Kosovë dhe e konsideruar si “vend i sigurt” nga qeveria zvicerane ka pasur efektin, për cka edhe numri azilkeruesve ka rende dukshem. Kjo rënie shifet sidomos vitin e kaluar, pas ardhjes se qeverise se Albin Kurtit.
“Aktualisht në Zvicër qëndrojnë 15 azilkërkues nga Kosova, 45 nga Serbia dhe 74 nga Shqipëria. Këtë vit për azil në Zvicër kanë aplikuar 44 persona nga Kosova, 36 nga Serbia dhe 57 nga Shqipëria. (Actuellement, 15 demandeurs d’asile du Kosovo, 45 de Serbie et 74 d’Albanie séjournent en Suisse. Cette année, 44 personnes du Kosovo, 36 personnes de Serbie et 57 personnes d’Albanie ont déposé une demande d’asile en Suisse), ka deklaruar shefi per komunikim me mediat nga SEM ne Bernë z.Lukas Rieder per gazetene zvicerane ne shqip Le Canton27.ch .