12.6 C
Berne
lundi 6/05/2024

Në Preshevë shënohet « Flaka e Janarit », per te vazhduar me pas me « Karvanin e shkrimtareve nga Lugina.. »

Preshevë, 28 janar -Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Luginë e Preshevës), shënoi “Flakën e Janarit” në SHMT “Presheva” në Preshevë, me paralelen e medicinës. Për rëndësinë e këtij Manifestimi, foli poeti, Avni Shaqiri, i cili elaboroi një historik për Vëllezërit Gërvalla dhe për Kadri Zekën, të cilët u vranë në qytetin, Untergrupenbach në Gjermani. Edhe kryetari i Shoqatës, shkrimtari Bilall Maliqi, foli për këtë aktivitet, i cili shënohet në shumë qytete shqiptare, njofton gazeta zvicereane ne shqip Le Canton27.ch
Më pas pati orë letrare në të cilën lexuan këta poetë: Bilall Maliqi, Avni Shaqiri, Valbona Hasani, Emine Murseli, Ramize Halimi, Tomor Kelmendi dhe Maida Salihu. Pati edhe recitime të poezive, të nxënësve të kësaj shkolle.
I njëjti Manifestim u mbajt edhe në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në të cilën u fol në pika të shkurtra për historikun e “Flaka e Janarit” dhe u mbajt orë letrare në bashkëpunim me Grupin letrar të kësaj shkolle.
Me punime e tyre u paraqitën këta nxënës: Arba Hyseni, Vjollca Hajredini, Liza Salihu, Lina Ismaili, Diar Agushi, Elvis Jusufi, Vesa Murati dhe Jona Imeri.
Me këtë Manifestim dhe me këto dy orë letrare, nis “Karvani i Shkrimtarëve i Luginës”, për vitin 2022.

Derniers articles