0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Gazeta zvicerane: Kompania nga Ticino në krye me shqiptarin më të pasur Pacolli me projekt prej 100 milionë po ndërtonë një aeroport modern në Shqipëri

  • Berne, 4 janar -Shqipëria dëshiron të ndërtojë aeroportin e saj të dytë – dhe po mbështetet në ndihmën zvicerane. Kompania e ndërtimit Ticino Mabco Constructions ka siguruar projektin prej 104 milionë dollarësh. Pas saj është kosovari më i pasur që ka edhe pasaportën e kuqe, shkruan gazeta prestigjioze zvucerane Blick, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton.ch

Zviceranët ndërtojnë aeroportin e dytë të Shqipërisë

Shqipëria aktualisht ka vetëm një aeroport të madh. Por vendi dëshiron të tërheqë më shumë turistë dhe një rrjet më të mirë me botën. Prandaj në Vlorë do të krijohet një aeroport i ri. Qyteti është i rëndësishëm për turizmin dhe është pikënisja për një vizitë në Rivierën Shqiptare, shkruan gezat zvicerane en shqip Le Canton27.ch duke ju referuar nje shkrimi te gazetes Blick

Megjithatë, deri më tani, qyteti bregdetar ka qenë i vështirë për t’u arritur. Turistëve nga e gjithë bota duhej të fluturonin drejt Tiranës dhe të shkonin prej andej në Vlorë në dy orë me makinë. Aeroporti i ri është në planifikim që nga viti 2018 dhe është reklamuar ndërkombëtarisht. Tani fituesi është përcaktuar.

Blick: Kosovari më i pasur Pacolli! Firma nga Lugano merr porosi

Kompania zvicerane Mabco Constructions ka siguruar porosinë! Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përzgjedhur kompaninë nga kantoni Ticino – me një vonesë prej një viti.

Kompania e ndërtimit është e vendosur në Lugano. Aty duhet të kishin dalë tapat e shampanjës pas njoftimit. Sepse është një projekt 104 milionë dollarë.

Ndërtimi i aeroportit të ri do të fillojë këtë vit, shkruan portali i aviacionit “Aerotelegraph”. Në hapin e parë të zgjerimit, një pistë dhe terminal me kapacitet deri në dy milionë pasagjerë do të ndërtohen brenda 36 muajve.

Pas kompanisë Ticino qëndron kosovari më i pasur. Mabco Constructions është pjesë e Mabetex Group dhe drejtohet nga politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli. Ai është shtetas zviceran dhe kosovar dhe ka fituar një pasuri prej më shumë se 900 milionë dollarësh përmes projekteve të shumta ndërtimore në Kazakistan dhe disa vende botërore, citon gazeta zvceran eLe Canton27.ch gazeten simoter Blick

Ministrja e Infrastrukturës së Shqipërisë, Belinda Balluku shprehet e kënaqur me pjesëmarrjen zvicerane: “Projekti është investimi më i madh në rajon në vite. Prandaj është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe Grupin Mabetex që të jemi në gjendje të zbatojmë këtë projekt.”

Derniers articles