9.5 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Flasin zyrtarët e spaciales nga Haga, tregojnë se ku dhe si do ta presin Vitin e Ri Hashim Thaci dhe Kadri Veseli me të tjeret (Foto nga burgu Scheveningen)

Ky eshte burgu i Scheveningen në Hagë kuj po mbahen bashke rreth 200 te burgosur serbe e shqiptare, te denuar dhe të akuzuar për varsje dhe krime lufte

EXCLUSIVE: / Hagë, 28 dhejtor -Me 5 nëntor 2020 medat shqiptare ne Prishtine dhe Tirane kane shkruar ne faqet e para te gazetave me tiutj: « Ish-Presidenti Hashim Thaçi arrestohet në Hagë, akuzohet për 100 vrasje gjatë dhe pas luftës në Kosovë! Arrestohen dhe Veseli, Selimi e Krasnqi  » Dhe qe nga atehere po behetn gati 14 muaj apo 420 dite brug ata gjenden ne burgun e Scheveningen të Hagës.

Se si do ta presin Vitin e Ri Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe te tjeret ne burgun e Hagës, apo a do te lirohen ne shtëpi per festa qe te presin ne shtepitë e tyre prane gjirit familjar, zyrtaret nga Gjykata Speciale per krime ne Kosovë kane folur për gazeten zvicerane le Canton27.ch

Thacit, Veseli dhe te tjeret mud ta presin Vitin e Ri ne burg, mund te organizhen, te festoje por pa alkoohol

« Për momentin nuk ka asnjë vendim nga trupi kompetent i gjyqtarëve në asnjë nga rastet që i jep lirim të përkohshëm ndonjërit prej të akuzuarve. Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit (DMU) e DSK-së siguron të paraburgosurve mirëqenien në një mjedis të sigurt…  » ka deklaruar zëdhënesja e SCP-së znj. Angela Griep për gazeten zvicerane le Canton27.ch, duke folur per te buergosur kosovare ne prag te festave.

Ne vazhdim duek folur per kushtet dhe festat ne brug te te burgosurve ka thenë se « Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit. »
Sipas rregullores, personat e paraburgosur mbahen në objektin e paraburgimit i cili drejtohet dhe administrohet nga Njësia e Paraburgimit nën kompetencat e Administratorit të Dhomave të Specializuara.

Burgu funksionon konform ligjeve nderkombëtare dhe trajtimit njerëzor dhe respektit për dinjitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e njeriut. Rregulloret në lidhje me funksionimin e objektit të paraburgimit, përfshirë Rregulloren e Paraburgimit, mund t’i gjeni këtu. KNKK-ja mund të kryejë rregullisht vizita të palajmëruara dhe të pavarura të objektit të paraburgimit për këqyrjen e kushteve të paraburgimit dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut, të së drejtës ndërkombëtare dhe të standardeve të pranuara për trajtimin e të paraburgosurve.

Në përputhje me rregullën 2.2 të Rregullores së Paraburgimit, të afërmit e ngushtë janë bashkëshortja, partneri, prindërit, fëmija, nipast emesat, vëllai, motra (duke përfshirë vëllezërit ose motrat vetëm nga babai ose vetëm nga nëna ose vëllezër e motra të gjetura), gjyshërit, dhe dhëndri e nusja.

Nga Gjykata speciale e Hagës mesojme se qe nga 20 dhjetori ketij viti Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë zyrtarisht ka filluar sedzoni i pushimit te festave dimëroro. Specialja do te rifilloj aktivtetet e saja më 4 janar të vitit 2022. Pra, për dy jave ditë ditë në Gjykatën Speciale nuk do të zhvillohen seanca gjyqësore. Ndërsa seanca e parë e paraparë që të mbahet me 11 janar të vitit 2022 ndaj Hashim Thacit, Kadri Veseli dhe te tjeret.. Ndërsa gjykimi tjetër i radhës i Gjykatën Speciale për Salih Mustafa, pritet të vazhdojë më 18 janar të vitit të ardhshëm.

Derniers articles

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...