12.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Prishtina shënon fitore bindëse në stadiumin ‘Sami Kelmendi’

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Ulpianës, në ndeshjen e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në një atmosferë të mirë sportive në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina importon tre pikë të mëdha.Ulpiana kërkojë pikë por nuk arriti në duel me kampionin në fuqi. Futbollisti Leotrim Kryeziu shënoi në minutën e 34-të.

Besnik Krasniqi realizon nga penalltia në minutën e 57-të, duke i dhënë qetësi Prishtinës. Në minutën e 85-të, Leotrim Kryeziu sërish shënon dhe për 0:3.

Prishtina përforcon vendin e pestë me 24 pikë, ka një ndeshje më shumë e 4 pikë me pak se lideri Gjilani, ndërsa Ulpiana mbetet në vend të shtatë me 17 sosh.

Është fitorja e dytë në pankinën e Prishtinës për trajnerin boshnjak Abdullah Ibrakoviq. /Kemajl Goca

Derniers articles

Bernë, ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar « Skënderbeut » në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Reagon edhe Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i vënies së monomentit

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...