4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Dy milionë euro nga buxheti i Kosovës për Luginën e Preshevës

Prishtine, 30 tetor -Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten buxhetin për vitin 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e së premtes të Qeverisë së Kosovës.

“Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro”, tha kryeministri Albin Kurti.

E kjo është ndarje e buxhetit është mirëpritur nga liderët politikë në Luginë.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën.

“Lajm shumë i mirë njoftimi i Kryeministrit i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, shkroi ajo në Twitter.

Derniers articles