8.1 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Zvicra, jo vetëm që po i kontribuon zhvillimit dhe stabilitetit në Kosovë, por edhe po e zbukuron. Njihuni me zviceranen që po ilustron muret e Kosovës

Krystel Suire, artistaj zvicerane qe po zbukuron rruget, muret e Kosovës

Prishtinë, 2 shkurt -Nuk kane mbetur as dy jave qe Kosova do te kremtoj 12-vjetorin e pamavresisë. Fale KFOR-it, policise vendore dhe komunitetit nderkombëtar ne Kosove kemi sot nje stablitet edhe pse ne Veri te saj kemi ende nje gjendje te brishtë.

Paqes dhe stabilitetit ne rajon padyshim i ka kontribouar edhe Qeveria zvicerane. Zvicra, jo vetem se kontribuon zhvillimet dhe stabiliteti në Kosovë, por ajo edhe po e zbukuron. Ajo që kryeqytetin dhe disa qytete te Kosovës e ben me joshes per vendoret dhe turistet jane punimet artistike të zviceranes Krystel Suire, njofton nga Priushtina korrespeondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Krsitela eshte nje artiste 36-vjeçare e cila solli për herë të parë në Kosovë ftesa në një festival për art të rrugës dhe grafite të quajtur “Meeting of Styles” në gjysmën e dytë të vitit 2018. Ajo jetoj dhe vepron në Kosovë tash e tre vjet. Krystela njihet tahsme ne Kosovë me emrin e saj artistik “Stern”.

Ajo per mediat kosovare, ka thenë se në Kosovë gjeti një “kaos” që, sipas saj, të jep një lloj lirie “që ke të drejtë të jetosh dhe të jesh njeri dhe jo një numër brenda shoqërisë”, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në një nga këto murale shihet një vajzë e veshur me motive të veshjeve tradicionale të amerikanëve nativë dhe që mban në duar kokën e “Hyjneshës në Fron”, simbol i qytetit të Prishtinës.

Para se të vinte në Kosovë, Krystel thotë se kishte punuar për 10 vite me murale në Zvicër, Gjermani, Shqipëri e vende të tjera evropiane

“Ajo çfarë më pëlqen mua te kultura (e veshjeve tradicionale të Kosovës) është që ka shumë ngjyra dhe shumë shije”, thotë Krystel.

Inspirimin më të madh për muralet, Krystel thotë se e ka figurën femërore në formë të kukullave pa shumë tipare në fytyrë. Punën e saj artistike në Kosovë e inspiroi edhe kultura kosovare. Në murin e Komunës së Prizrenit gjendet e vizatuar një vajzë me veshjen tradicionale të zonës së Hasit. Ajo thotë se u befasua për shtrirjen e gjerë të këtij arti në vendin e vogël në Ballkan.

Krystel thotë se sheh çdo ditë në rrugët e Prishtinës dhe qytete të tjera se si muralet e saj zbukurohen me kalimin e kohës, pasi, sipas saj, ekspozimi ndaj natyrës i bën ato art të vërtetë të rrugës.

“Arti i rrugës në Kosovë është shumë i zhvilluar dhe punon shumë mirë me arkitekturën që është beton, katrore dhe e rëndë dhe grafiti i jep ngjyra dhe gjallëri”, thotë artistja

Krystel tashmë ka zotëruar mirë gjuhën shqipe dhe nuk e ka problem të navigojë në Kosovë. Tani gjatë kohës së dimrit, ajo ka vendosur të punojë edhe në një qendër thirrjeje pasi puna me muralet është më e rrallë në këtë kohë. “Nuk dua ta lë Kosovën. Për momentin e kam gjetur veten këtu dhe do të shohim si do të vazhdojë. Por, për momentin jam e lumtur këtu”, ka thenë ne fund zviceranja Kriste.

 

 

Derniers articles

Sipas Reporters sans frontières sitauata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Gjenevë/Paris, 3 maj -"Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo ardhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...