3.1 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Vitin 2021 Kosova dhe Arbnora Fejza Idrizi po e mbyllin me sukses! Për nje vit Kosova me 3 rekorde botëror të Guinness-it nga gruaja nga Skenderaj

Prishtinë, 17 dhjetor -Emri i Arbnore Fejza Idrizi tashmë nuk është i panjohur për shqiptaret ne ballkan madje as per mediat tona nacionale. Për sukseset e saja kane folur edhe mediat boterore, qe nuk i ka shpëtuar kritikave dhe akuzave nga ato serbe. Fale Arbnores emri i Kosovës tri herë radhasi u përmend në librin e famshëm të rekordeve Guinness-it. Padyshim eshtë kjo merite e Arbnora Fejza Idrizi, sot drejtoreshe e Qerdhes se fëmijeve ne Skenderaj e cila me mjaft sukses po e kryen misionin e saj si nene e shtëpise por edhe si “nëne” e  130 fëmijeve ne qerdhe, shkruan gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch

Guinness World Record: Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skenderajt ka thyer rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Urime!

Arbnora Fejza-Idrizi- Gruaja që i solli Kosovës dy rekorde botërore - YouTubeArbnora per cdo suksese ka bere të ditur përmes faqes së saj në Facebook duke u shprehur: Me emrin e Allahut sot e fitova titullin Rekord Botëror Guinnes. Jam e lumtur që e përfaqësova Skenderajn, Kosovën !

“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness Ëorld Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do here”, ka thënë ajo.

Veç saj, edhe ish-kryetari i Komunës, Bekim Jashari  eshte shprehut i lumtur me këto rekord

“Ç’kënaqësi kur të mirat vijnë njëra pas tjetrës! Pas lajmit të djeshëm për Ushtrinë e Kosovës, jo vetëm Skenderaj por e gjithë Kosova sot nderohen nga znj. Arbnora Fejza Idrizi, e cila ka thyer rekordin botëror të punimit të lules më të madhe në botë origami, me përmasa 13×13 metra”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Pas Kosovës Arbnora Fejza Idrizi ne vitin 2022 do perfaqesoj edhe Shqiperine dhe shqiptaret në Guinness!

Aucune description disponible.Nisur nga sukseset e nejpasnjeshme te , lirisht mund te themi se Arbnora Fejza Idriz eshte shndërruar në një ambasadore e cila sivjet me tre rekorde botëror të Guinnes sensibilizoi ceshtjen e Kosves me shume se një diplomate. Prandaj eshte për lavdrate dhe ndere që institucioni arsimor, ne këtë rast Komuna e Skenderajt gjendet  nje drejtoreshe  e Qerdhes së femijeve nje grua me shami meqerast komuna mbete shembull per tolerance dhe antiracizëm.

Eshte kjo nje grua qe ja ka zbardh fytyren jo vetem Skenderajt e Drenices por edhe mbare Kosoves, shtetit tone me te ri ne Evropë duke thyer rekorde ne librin e Guinnes, shamia e se cilës nuk i pengoi kete organizate boterore te vlerësimeve te intelegjences dhe intelektit, përkundrazi ajo ishte e privelegjuar.

Intelektuale dhe akademik kosovare qe jane te pangarkuar me paragjykime dhe jane kunder racizmit i kanë thenë gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se “Kosova dhe shqiptaret duhet te krenohen me ket grua, me intelektualen Arbnora Fejza. Ështe turp për disa në Kosoven me 95 per qind muslimane  të injorohet apo diskriminohet per shkak shamisë, nga qarqe tashme te njohur te grupacioneve ilamofobe, raciste  apo serivile gjoja pro-evropiane, që në fakt civilizmi evropian ate e ka rrespektuar dhe mbeshtetur.  Arbnora Fejza Idrizi ka prezentuar Kosovë ne menyre te denjë ne arenën nderkombetare, pasi theu tre rekorde ne Guinness e cila njëherit mbetet edhe shembull tolerance. Jo vetëm kaq, Arbnora Fejza Idrizi pritet te ftioj edhe pese rekorde tjera vitin e ardhshem (2022) me aktivitetet e saj.

Derisa ne Zvicer, Gjermani dhe Evropë, shtete keto serioze demokartike dhe te deshmuara për tolerance dhe antiracizëm shume femra me shamia, madje edhe ne istitucione shtetërore punojne me mbulese, ne Kosovën me 95 per qind muslimanë, femra shqiptare, cofte edhe e sukseseshme, e shkolluar, aakdemike – ajo në disa raste diskriminohet edhe pse ajo krah perkrah me burrat shqiptare luftoi perballe armikut deri në clirimin e Kosoves. Disa harrojne se kush ishin ata qe e cliruan Kosoven, ata dhe ato ishin  bijt dhe bijat atyre nanava tona me shamia, qe pa hezitim u radhiten në UCK-së dhe u flijuan për Kosovën!

Derniers articles

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (98) dhe Shqipëria (104)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire...

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët...

Freedom House : Qeveria Kurti ka ndërmarrë një mori reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar te trashur qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon...

3 thousand Albanians live in the Arab Emirates / Investigation: Dubai, the place of contradictions, « houses » VIP businessmen, but also over 500 Albanian escorts

Bern, 22 avril -Dubai is the most popular city of the United Arab Emirates, located in the southeast of the Persian Gulf. But how...

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...