-3.5 C
Berne
mercredi 15/01/2025

TV zviceran: 40 arrestime, mafia shqiptare e drogës dhe spastimit të parave në Zvicër fshihen pas agjencive (turistike) udhëtimesh

Bernë, 14 janar -Në Zvicër nënvlerësohet « prania e mafies ballkanike me anëtarët e saj shqiptarë », sqaron RTS. Një vend në trafikun në Zvicër i ilustruar nga bastisja e fundit e policisë në një agjenci udhëtimesh në Luzern. Policia zvicerane arreston 40 shqiptarë të agjencive turistike që po pastrojnë miliona euro nga droga. Parate shkonin në Shqipëri dhe Kosovë, raporton gazeta Le Canton27.ch duek ju referuar policise dhe mediave zvicerane.

Operatori turistik me qendër në Lucern, i specializuar në udhëtime në Ballkan, me sa duket ishte vetëm një mbulesë. Këtë të premte, më 10 janar, gazetat e grupit Tamedia, përfshirë edhe “Tribune de Genève”, zbuluan se një agjenci udhëtimesh në Lucern po shërbente si qendër droge, nën udhëheqjen e mafies kosovaro-shqiptare. E këtë të dielë, RTS sqaron se kërcënimi dhe fuqia e këtij grupi kriminal janë të panjohura dhe të nënvlerësuara në Zvicër, raporton Le Canton27.ch

Me pretekstin e organizimit të udhëtimeve në Ballkan, dyqani mësohet se përdorej prej vitesh për të transportuar miliona franga nga trafiku i drogës. Jo më pak se 750 kalime mushkash u regjistruan në një vit nga policia, e cila arrestoi gjashtë persona gjatë bastisjes së tyre.

Mbretërit e kokainës
“Klanet ballkanike kanë qenë aktive në Zvicër për një kohë të gjatë. « Dhe në vendin tonë, si kudo, ata kanë rritur ndjeshëm fuqinë e tyre vitet e fundit, » shpjegoi për RTS gazetari specialist Francesco Lepori, kreu i Observatorit të Ticinos për Krimin e Organizuar. Në veçanti për shkak të hetimeve për mafian italiane, mafia kosovaro-shqiptare thuhet se është bërë “më aktive për sa i përket kokainës” në Zvicër.

Një vendim i bërë publik nga Gjykata Penale Federale e ka bërë të dukshëm këtë fenomen mafioz, i cili tashmë duket se është marrë në dorë nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP). Në rastin e degës tashmë të mbyllur të Lucernit, procedohet me dyshimin për pjesëmarrje ose mbështetje për një organizatë kriminale, pastrim parash dhe vepër të rëndë sipas ligjit të narkotikëve, raporton hetimi Tamedia.

Derniers articles