5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Shqiptaret, rrugë së Zvicrës , shembull tolerance: Prifti shqiptar uron Bajramin, Imami shqiptar uron krishtlindjet!

Imami kosovar Zekerija Bajrami nga Peja e kosovës dhe At-Nikolla Xhufka nga Elbasani i Shqiperisë pasi uruan krishtlindjet bene me duar simbolin kombetar shqiponjen!

Prishtinë/Tiranë, 24 dhejtor –TOLERANCA NË VEPËR: Si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosovë dhe diaspore (Zvicer) shqiptaret po kremetojne festen-Krishtlindjet. Derisa kreu i shtetit kosovar, presidentja Vjosa Osmani,  ashtu edhe kryeminsitri Albin Kurti kane uruar pjesetaret shqiptare te krishtere për krishtlindje. Autoritetet kosovare bashke me imamet kane marre pjese edhe ne meshen qendrore mbajtur ne katerdralen katolike “Shen Nene Tereza” në Prishtine te cilet kane dhene mesazhe paqeje dhe solidariteti. Urime dhe mesazhe te tilla ka pasur dje dhe sot edhe nga komuniteti kosovar ne Zvicer si nga prifterinjt ashtu edhe nga imamet shqiptarë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qënë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Keta jane shqiptaret ne ballkan: Prifti shqiptar uron Bajramin, Imami shqiptar uron krishtlindjet! Prifti nga Elbasani puth Kuranin në emison tv…

Aucune description disponible.Për kete bashkejetesë, tolerance deshmon edhe imami kosovar Zekerija Bajrami nga Peja dhe At-Nikolla Xhufka nga Elbasani i Shqiperisë. Sikur hoxha edhe prifti e pranuan se perveq festave kombëtare edhe festat fetare i kalojne se bashku. Shqiptaret krishterë për Bajram urojne shqiparet muslimanë, kurse shqiptaret muslimane urojne shqiptaret krishtere për krishtilindje qe u pane diteve te fundit ne ekranet televizive ne Kosove dhe Shqipëri duke uruar dhe perqafuar muslimane e krishtere nepër kisha dhe sheshe si vëllezer te cilët i bashkon gjuha, kombi dhe flamuri, raporton nga Prishtina korrespondeti i gazetes zvicerane ne Shqip Le Canton27.ch i cili po ndjek meshenne katedralen katolike ne kryeqytetin kosovar ne Prishtinë te ndertuar me iniciativen e presidentit te ndjere Ibrahim Rugova.

Imami Zekerija Bajrami i ftuar nysafire nga televizionet e Kosoves dhe Shqiperi bashke me prifti shqiptare At Nikolla Xhufka nga Elbasani, ky i fundsit ka then se « Nuk ka fe më të paqësore se islami, nuk e kuptoj pse kishat kanë frikë.. Mos valle pse muslimanet jane me besimtarem, meqe falen 5 here ne dite, kurs ne krishteret vetëm nje here?!.. »

Pirfti Xhufka pasi e puthi librin e shenjt Kuranin publikisht ne studio te televizioneve shqiptare duke zberthyer fjalen, pershndetjen Islam dhe « Selam Aleykum » qe don te thote paqe dhe paqja qofte mbi ju ai ka then disa lutje te muslimaneve ne arabisht dhe ne shqip. Po ashtu edhe imami kosovar i tha disa lutje krishtere ne shqip, pa kurrefare kompleksi.

Në vazhdim At-Nikolla Xhufka ka thne ne mediat shqipatre: Unë kam pyetur disa teolog, se cila eshte feja e pare, ata me jane pergjgjur: paganizmi, krishterimi dhe islami..Por kjo nuk qendron, nuk eshte e veretetë. Nese do e pertkhejme fjalen Islam don te thote paqë. Dhe feja e pare njerëzimit ne kete planet ka qene Islami. Kete mud t ju dokumentoj kur te duani dhe ky realitet duhet pranuar deshëm apo nuk deshëm!

Prifti nga Shqiperia ne vazhim dha nje lajm te mire se « se shpejti kishen kombëtare do ta kemi edhe ne Kosovë, siq e kemi ne Shqiperi..Pra, kishen ortodokse te te madhit Fan Nol do ta ndertojme në Prizren dhe ne skemi pune as me grekun e as me serbin, por do kemi kishen tone kombëtare t dneruara nga duratb tona, sikur siq i kemi xhamit tona shqipatre te nderuara nga parat, djersa jonë.. »Une nuk lavderoj muslimanet, thjeshte unë po e them te vereteten, e them ate qe e ndiej dhe qe kam lexuar litertaure boterore… » tha At-Nikolla Xhufka duke folkur ne televizonet shqiptare, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« I them te gjithe te krishtereve te mi: Muslimanet e besojne Muhamedin si profet!.. Po, kush jam une qe te them te kunderten e kesaj!.. » ka shtuar At Nikolla Xhufka

Shqiptaret krenare si kombe me tri fe (mislimane, katolike dhe ortodokse) si zviceranët, shembull bashkejetese dhe tolerance ne Evrope dhe botë!

Nuk është faji i shqiptarëve që shqiptaret sot shtrihen ne disa shtetet jo vetem te ballkanit, por edhe me larg ne Zvicer, vendet e Evropes deri në Amerike dhe Austarli, keta te fundit te debuar nga regjimet ne ballkan.

Shqiptarët si popull, pavarësisht besimit fetar, shikuar historikisht gjithmonë i kanë shërbyer kombit. Edhe pse, hoxhallarë apo priftërinj, kjo nuk i pengonte dhe nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit. Ata ishin prijatorë të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në shërbim të kombit. Shkrimtari i madh shqiptare Faik Konica do të përforconte me deklaraten e tij se « Unë besoj se dihet gjithkund që shqiptarët janë tolerant për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare.”

Prania e tyre sot ne ballkan dikur me shume e dikur me pak qe me shekuj u tkurren nga sllavët e ardhur nga karpatet ruse. Shqiptarët ne këto kriza dhe vite te trazuara sidomos ne ballkan, kurrë nuk kane provokuar e as promovuar luftera, racizm etnik e as ksenofobi, por kanë investuar për paqen e për stabilitetin e rajonit. Cdo konlikt ne ballkan, ka qene i imponuar nga te tjeret dhe ata domosdo iu jane përgjgujur duke u mbrojurt nga armiqte e tyre « tradicional » për rreth saj te cilet ashtu keshti i kane humbur keto luftra.

Shqipëria kryesisht myslimane kishte rreth 200 hebrenj kur Hitleri mori pushtetin në Gjermani në vitin 1933. Vetëm pesë hebrenj shqiptarë, të gjithë të së njëjtës familje, humbën jetën gjatë Holokaustit. Përveç mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri, shqiptarët mulismanë, madje edhe hoxhallaret i ofruan strehë me qindra hebrenjve nga pjesë të tjera të kontinentit, sidomos nga Jugosllavia e pushtuar nga nazistët.

Këtë tolerance fetare mendojme se nuk ka në botë dhe shqiptaret jane shembull ne këte drejtim për popujt tjere përveq Zvicres ku verhet nje tolerance e ngjajshme mes komuniteteve te ndryshme fetare ne këte vend demokartik. Gjatë historisë shqiptarët kurrë nuk kanë pasur luftë fetare mes veti. Kete bashkejetesë dhe tolerance nderfetare e kane deshmuar disa here edhe mediat zvicerane, gjermane, amerikane dhe te tjera ne botë.

Derniers articles