-0.2 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Redaktori i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch uron presidenten e Konfederates Helvetike me rastin e Dites Nacionale të Zvicres

Redakori i gazetes zvicerane ne shqip Nefail Maliqi duke falnderuar presidenten e konfderates Helvetike znj. Viola Amherd pëkontriburin e Zvicres ne Kosove dhe Ballkan
Zvicra sot e ka ditëlindjen-733 vjet shtet! Diten Nacionale, po e festojne bashkarisht me zviceranët ne Zvicër, në Kosovë dhe ballkan edhe mbi 500 mijë shqiptarë. 1 Gushti-Dita Nacionale e Zvicrës festohet edhe në Kosovë nga mije kosovarë! Jane një mijë arësyera pse shqipatret këtë festë edhe ne Kosovë dhje ballkan. Shqiptaret jane me shume se me fat, jane te priveligjuar te jetojne dhe te punojne ne Zvicër! Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch uron presidenten e konfedrates helvetike me rastin e Dites Nacionale të Zvcres -1 Gushtin me një lajm të mirë busti i William Tell se shpejti në Kosovë?

E nderuar presidente e Konfederates Helevetike znj. Viola Amherd

Sot me 1-Gusht vendi juaj dhe i yni ka ditelindjen, 733 vjet shtet! Këte dite feste ju urojme nga zemra une persnalisht dhe ne emer te komuniteti shqiptare ne Zvicer te cilet bashkarisht me shoke dhe miqe zvicerane sot po festojne dhe urojne jo vetëm ne Zvicer por edhe ne vendlindje Kosovë, Shqiperi (te cilet aktualisht gjenden ne pushime verore) dhe vende tjera te ballkanit.

1 Gushti-Dita Nacionale e Zvicrës festohet edhe në Kosovë nga mije kosovarë! Jane një mijë arësyera pse shqiptaret këtë festë edhe ne Kosovë dhe ballkan

Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot. Sot festojne jo vetme zvcerrane por edhe ne huajt mbi dy milionë, ketu edhe mbi 300.000 shqiptare nga Ksova dhe ballkani, shrkuan agzeta zvcierane en sqhip Le Canton27.ch

Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.

Një grup burrash liridashës u betuan për besnikëri në livadhin e Rutli në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit. Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800. Për herë të parë, 1 gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore. Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi. 1 gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarrë.

Festohet 1 gushti në Kosovë, sepse Zvicra ishte shteti i parë qe  përmendi fjalën pamvaresi për Kosovën ne KS te OKB-së nga ambasadori i presidentes se atëhershme te Konfederates Helvetike znj. Micheline Calmy-Rey.

Pastaj Zvicra eshte shteti i trete (pas Shqipërise dhe SHBA-së) qe e njohu shtetin e Kosovës (27 shkurt 2018). Zvicra eshte kontribuesi me i madhë nga vendet evropanae ne ndertimin dhe zhvillimin e Kaosoves qe deri tash ka dhuruar mbi 500 milionë franga zvicerane. Sot Zvicra mban me bukë mbi 500 mije kosovarë, do perkujtuar se Zvicra strehoi mbi 60 mije refugjate  gjatë luftrës, pra keto jane vetem disa aresyet pse edhe kosovaret fesftojne diten e sotme (1 gushtin) bashkarisht me shoket dhe miqte tanë zviceranë. Ne Zvicer sot jetojn edhe veprojnë mbi 300 mijë shqipatre (shumica kosovarë) me mbi 100 mije tjerë që posedojne pasaportën zvicerane!, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Kryeministri i Republikes se Kosovë Albin Kurti, ka vlerësuar larte marrëdheniet e mira meiqesore mes Kosovës dhe Zvicrës ne cdo takim me prtesidenten helvetike znj.Viola Amherd dhe personalitete tjera zvicerane qofte ne Bernë, Davos apo ne Prishtinë.

Kurti ne intevristen e fundit për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke folur per raportet e mikra mes ketyre dy shteteve (Kosoves dhe Zvcres) nder tjera ai ka thene se se « ky shtet ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e popullit të Kosovës. Kosova është me fat që ka Zvicrën si shembull se çfarë mund të arrijë një shtet. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Zvicrën… »

Sot është dita kombëtare e Zvicrës e cila shënon nënshkrimin e Kartës Federale në vitin 1291. Një shtet 733 vjeçar që ka qenë pranë nesh për një kohë të gjatë, një vend që ka ndikuar shumë edhe për demokracine dhe tolerancen nder popujt ne balkan!

“1-Gushti-Festa kombëtare e Zvicrës për ty dhe për mua, por edhe për ne te huajt (“Le 1er Août – Fête nationale Suisse, pour toi et pour moi, mais aussi pour nous étrangers!“) ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke uruar qytetaret e 26 kantoneve Diten e pamvaresise- 1 gushtin!

Dje Busti i Skenderbeur ne Gjenevë, nesër pse jo edhe busti i William Tell në Kosovë?
Festën kombëtare të Zvicrës, 1 gushtin, e festojnë edhe shqiptarët e Kosovës. Sot, si në Prishtinë ashtu edhe në qytete të tjera, krahas flamurit kosovar dhe atij shqiptar, flamuri i Zvicrës valëvitet në erë. Aktualisht në Kosovë jetojnë dhe punojnë më shumë se 500 qytetarë zviceranë, duke mos harruar 235 ushtarët zviceranë që sigurojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, misioni i të cilëve është zgjatur deri në fund të vitit 2026.
Duke pasur parasysh numrin e madh të komuniteteve të huaja që jetojnë në Zvicër, shqiptarët ndihen të privilegjuar që busti i heroit kombëtar Skënderbeu qëndron në Gjenevë, në qytetin ndërkombëtar dhe që busti i Nënë Terezës ndodhet në Lozanë. Me kusht që të ketë bashkëpunim të mirë mes Zvicrës dhe Kosovës, pse të mos ngrihet nesër edhe në Prishtinë një bust i heroit zviceran William Tell, pas gjithçkaje që Zvicra ka bërë për shtetin më të ri në Evropë?
Për më tepër, nëse marrim parasysh sa më sipër, duke përfshirë praninë e ambasadës zvicerane në Prishtinë, shtatoren e William Tell-it ndoshta një ditë në kryeqytetin kosovar, duket se zonja Calmy-Rey si dhe autoritete dhe media të tjera zvicerane kanë pasur arsye të mira për ta quajtur Kosovën “kantoni i 27-të” zviceran, nga e kemi marrë emrin e gazetës sonë.
Gazeta online lecanton27.ch është e vetmja media shqiptare në Zvicër që synon integrimin e shqiptarëve dhe promovimin e suksesit të tyre, i cili manifestohet ditë pas dite, jo vetëm në fushën e futbollit (me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin…), por edhe në biznesit, kulturës dhe madje edhe politikës.

Derniers articles