4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Policia zvicerane arreston shqiptarin me 7.6 kg droge

Solotjurn, 30 tetor -Gjate nje aksioni, policia zvicerane dhe ka kapur 7.6 kilogram droge (heroinë) në Solothurn, njofton gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch duke ju referuar burumeve te policise kantonale.

Policia e Solothurnit sekuestroi 7.6 kg heroinë, 100 gram kokainë dhe 111 kg produkt prerës nga një ndërtesë në Luterbach (SO). Ajo gjeti gjithashtu disa mijëra franga cash dhe arrestoi tregtarin e dyshuar, një 33-vjeçar.

I dyshuari është një shqiptar që banon ilegalisht në Zvicër, tha të premten policia e Solothurnit. Ai u vendos në paraburgim. Vlera e tregut e produkteve të sekuestruara arriti në disa qindra mijëra franga.

Produkti prerës i gjetur aty do të kishte mjaftuar për të shitur 220 kg heroinë në rrugë, shkruan policia.

Derniers articles