Pirot 22 gusht -Ne Pirot (ne piken kufitare-Gradine) policia serbe sot ka kapur më shumë se 13 kilogramë droge (heroinë). Gjate kontrollit rutinor policia doganore, drogen e ka gjetur ne veturen me targa te Zvicres duke atrestuar R. M (31) nën dyshimin për kryerjen e krimit të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te Ministrisë se Puneve te Mbendshme dhe Policisë Kufitare.
Mesohet se gjate kontrollit të automjetit « Porsche Hybrid » me targa zvicerane në hyrje të Republikës së Serbisë, i drejtuar nga MR, policia gjeti 51 pako me heroine.
I dyshuari R.M eshte arrestuar dhe do mbahet deri në 48 orë, i cili do të sillet në prokurorinë kompetente, së bashku me një kallëzim penal.