Ky eshte aeroplani i cili pati probleme teknike (thyerje e xhamit te perparëm dhe disa vrima ne balle te aeroplanit
Prishtinë, 3 shkurt -Aeroplani i kompanisë ajrore “ETF Airways” që mbrëme u ngrit nga aeroporti i Prishtinës për të fluturuar drejt aeroportit të Baselit është detyruar të kthehet prapë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak të një problemi teknik, thyerje e xhamit te perparëm dhe disa vrima ne balle te aeroplanit, njofton nga Prishtina korrespeondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Caton27.ch
Vigjlenca e udhetareve, ndryshe do te ndodhte një katastrofe
Mesohet se pilotit ju eshte grisur xhami në aeroplan gjatë fluturimit për në Zvicër. Pasagjeret ishin ne panikë.
Një nga pasagjerët, qe ishte ne aeroplan, ka komentuar në një postim në Facebook, ka thënë se defekti nuk ishte i vogël, pasi ky fluturim mund të përfundonte në katastrofë totale, citon Le Canton27.ch
Fluturimi për në Basel të Zvicrës nga Aeroporti i Prishtinës dështoi pas me shume se gjysem ore për shkak të grisjes se xhamit te përparmë të aeroplanit.
Kete deshtim te fturimit të kompanisë “EFT Airways” ne drejtim te Baselet e ka konfirmuar edhe zyrtaret nga Aeroporti i Prishtinës.
Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, xhami perballe pilotit mund te jete thyer nga pakujdesi i atyre qe e kane pastruar xhamin me uje te nxehte dhe ne kontrast me ajrin e ftoft me temperatura ne minus zero, mund te kete plasur xhami.