Bernë, 30 maj- Policia e Zvicres ne kufrin me Italinë ka arrestuar shtetasin shqiptar (23 vjecar) me nëntë kilogramë dorgë (kokainë) të fshehura në makinë. Nëntë kilogramë kokainë të fshehur në një makinë çuan në arrestimin, të mërkurën e kaluar, më 28 maj, të një 23-vjeçari shqiptar në pikën doganore të San Pietro di Stabio, njoton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve nga policia kantonale dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare të Zvicrës (UDSC).
I riu i arrestuar, shtetas shqiptar me banim në Gjermani, po drejtonte një makinë duke u larguar nga Zvicra.
Sipas LeCanton27.ch, kontrolli i automjetit nga bashkëpunëtorët e UDSC-së çoi në zbulimin e afërsisht 9 kg bruto kokainë. 23-vjeçari u mor në pyetje dhe u arrestua më pas nga oficerët e policisë kantonale.
Akuza penale kundër tij është shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët. Hetimi është koordinuar nga Prokurorja Publike Petra Canonica Alexakis.