1.4 C
Berne
jeudi 29/01/2026

Ne Davos (WEF) u fol edhe për mediat, AI, dezinformatat, propaganden ruse, Fake News qe ka goditur më së shumti Ballkanin, ne veqanti Kosovën dhe Shqipërinë

Bernë, 29 janar -Ne Forumin e Fundit Eonomik Botëror (WEF)  Davos nuk u bisedua vetem për ekonomi, per biznes dhe politike, por edhe tema tjera me intereso sikur AI dhe rolin e mediave si dhe shoqeria përballe Fake News dhe dezinfomatave. Lidhur me keto tema debati mori pjese edhe gazetari yne Nefail Maliqi si i vemti gazetar shqiptare ne kete Samit Boteror ne Davos (Swiss Haueses) qe ndoqi edhe zhvillimet edhe ne USA Hauses dhe The Kosova Hauses, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Në Davos (World Economic Forum – WEF), çështja e Fake News dhe dezinformimit ishte një tem aktuale dhe interesante si  një shqetesim i madh i shoëersie sepse shihet si rrezik global për demokracinë, ekonominë dhe stabilitetin shoqëror.

Mbi 400 gazetare ne Davos nga mabre bota. Nga WEF u tha se Fake news u shpall rreziku më i madh afatshkurtër në golb!

Ne fjalimin tim me koleget une u perëqndrova me shume për dezinfomin, Fake News, pröganden serbo-ruse ne ballkan, sidomos disa media shqiptare qe propaganda ruse ka goditur fort jo vetem ne Serbinë por edhe Kosoven dhe Shqiperine. WEF e renditi dezinformimin dhe keqinformimin si rrezikun global për vitet e ardhshme, përpara konflikteve dhe krizave ekonomike me arsyet kryesore: Manipulimi i zgjedhjeve qofte me sondazhe paushall apo me EXIT POLLE te porositura (sikur ai i fundit ne Kosovë, kur dolen propgande se: VV del e para me 37%…) etj…Pastaj rritja e polarizimit shoqëror, humbja e besimit te media, destabilizimi i vendeve përmes propagandës serbe dhe ruse…

Roli i AI dhe deepfakes në përhapjen e fake news

Në Davos u theksua se inteligjenca artificiale po e bën shumë më të lehtë krijimin e videove, fotove dhe zërave të rremë (deepfakes). Sipas eksperteve me keto mund te behen manipulime videot false mund të ndikojnë në zgjedhje që mund të shkaktojnë panik, protesta ose konflikte meqe publiku e ka gjithnjë e më të vështirë të dallojë të vërtetën

Dhe këto dezinformata bashke me Fake News ne disa media mund te shkaterrojne besimin ne mase dhe njerëzit nuk dinë nga t’ia mbajne dhe çfarë është e vërteta ku mediat papuara përpiqen të krijojne tym dhe mjegull me qellim qe qytetaret te dyshojnë tek qeveria, tek drejtësia dhe shteti! Nga nga ky mosbesim lind edhe manipulimi me qyetaret deri tek  thashetheme dhe teoritë konspirative.

Disa vende në Evropë janë më të ekspozuara ndaj fake news (lajmeve të rreme) për shkak të polarizimit politik, përdorimit të lartë të rrjeteve sociale, ndikimit të huaj dhe besimit të ulët te mediat. Sipas raporteve të ndryshme (si Eurobarometer, Reuters Digital News Report, Freedom House) vende që konsiderohen më të goditura nga Fake News Serbia, Rumania, Shqipëria, Kosova, Bullgaria…

Në Ballkan, vendet më të prekura nga fake news dhe dezinformimi janë kryesisht ato me liri më të dobët të medias, arsim mediatik të ulët dhe ndikim të fortë propagandistik.  Pse disa vende janë më të prekura nga Fake News? Përgjigjia eshte e thjeshte sepse ne ato vende dominon arsimimi ulët në media, polarizim politik i fortë, ndikim nga aktorë të huaj, rrjetet sociale shume pak nen kontroll etj…Të gjtha keta faktor mund te reflektohen negativisht, duke ndikuar edhe ne ndarjen dhe e përqarjen ne shoqerise jo vetëm ne sferen politike, por edhe ne baza kombetare por edhe ne baza fetare, duke nxitur urrejtje dhe dhunë, qe shpesh kane perfunduar me kercnime dhe vrasje.

Në Ballkanin frazhil mes stabilieti dhe destabilitetit një lajm i rremë mund të shkaktojë krizë reale shumë shpejt. Si për shembull: Manipulim i zgjedhjeve dhe demokracisë, të ndikuar votuesit, duke përhapur gënjeshtra për kundërshtarët politikë, për të dobësuar besimin në procesin zgjedhor dhe gjitha keto rrezikojne demokracinë dhe stabilitetin politik.

Përmes Fake News dhe progandës serbo-ruse mediat e fincnuara nga sponsore te dyshimtë, kane per obligim  dhe qëllim të përhapin urrejtje mes komuniteteve etnike, ndezë protesta, trazira ose dhunë dhe ringjallë narrativa të vjetra të konflikteve. Dhe kjo menyre e progandes ne nejfare menyre ia kan arritur qellimit nese kemi provokimet dhe sulmet e Serbise ne Kosovë, nesë kujtojme invazionin e Serbise ne Kosovë sipas modelit te Kremlinit ne Ukraine,  më 24 shtator 2023 ku nje grup terroristesh serbe te amrmatosur deri ne dhembe ku lane te vrare oficerin e lart i Kosovës Afrim Bunjaku, kurs nga pala armike u vrane 3 serbe dhe mercenar rus.

Mesazhi kryesor nga Davos – WEF 2026

Fake news nuk është më thjesht problem mediatik — por kërcënim për demokracinë, paqen dhe besimin publik. WEF paralajmëroi se nëse nuk kontrollohet dezinformimi, mund të çojë në trazira sociale, manipulim politik dhe konflikte. Fake news (lajmet e rreme) paraqesin një rrezik serioz për Ballkanin, sepse rajoni tashmë ka histori tensioni etnik, polarizim politik.  Dezinformimi mund t’i përkeqësojë këto probleme. Vendet më të goditura nga propaganda ruse në Ballkan jane Serbia. Pas Serbise bjen Kosova dhe Shqiperia. Propaganda ruse përdor Kosovën si temë strategjike për të justifikuar narrativa anti-Perëndimore dhe për të mbështetur interesat serbe. Shqipëria ka ndikim më të ulët rus krahasuar me fqinjët, por kohët e fundit edeh keet vedn e ka goditu fake News permes  progandës sllave…

Serbia konsiderohet objektivi kryesor i fushatave ruse të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor. Studimet tregojnë se niveli i përmbajtjes propagandistike ruse atje është mbi 6 herë më i lartë se mesatarja e BE-së, dhe Rusia përdor media në gjuhën serbe dhe albanofone për të ndikuar rajonin.

Bazuar në Media Literacy Index dhe raporte rajonale, këto janë vendet më të “infektuara” më të goditurat nga Fake News ne  Ballkan jane Serbia , si nje problem serioz me fake news dhe propagandë politike, Bosnja dhe Hercegovina — shumë e ekspozuar ndaj propagandës dhe dezinformimit, pastaj vjen, Kosova-rezistencë shumë e ulët ndaj lajmeve të rreme, Shqipëria-renditet ndër vendet me dobësi të lartë ndaj fake news, Maqedonia e Veriut-ndër më pak rezistentet ndaj fake news në Evropë, Mali i Zi-nivel i dobët i qëndrueshmërisë ndaj dezinformimit etj..

 

Derniers articles