19.6 C
Berne
samedi 7/09/2024

Kurti pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Nussbaumerit është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Nussbaumeri gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë ku ditë më parë ka zhvilluar takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, të martën në një konferencë për media pas takimi me Konjufcën, ka thënë se Zvicra është e shqetësuar në lidhje me tensionet, sipas tij, në rritje lidhur me pakicat serbe në Kosovë por edhe me situatën në pjesën veriore të vendit.

Tutje, ai tha se Zvicra është krenare me komunitetin e kosovarëve që jetojnë në Zvicër, e të cilët sipas tij, janë integruar mirë në shoqërinë zvicerane.

Derniers articles