5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Kosovë: 9 të vdekur, 115 raste të reja dhe 116 të shëruar nga Covid-19

Prishtinë, 29 gusht -Përkundër se dje ra numri i vdekjeve të shkaktuar nga Covid-19, me vetëm një të vdekur, sot prapë është shënuar rritje. Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve kanë vdekur 9 persona. Ndërsa 115 raste kanë rezultuar pozitiv nga 466 mostra të testuara. Sipas rezultateve të IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 janë shëruar 116 persona. Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.

Derniers articles