3 C
Berne
lundi 23/12/2024

E dhimbshme: Treni në Zvicër godet për vdekje 15 vjeçarin nga Kosova

Neuchatel, 15 Nëntor -Një i ri i vrarë nga një tren Një 15-vjeçar u godit dhe vdic nga një tren dje rreth orës 7.15 në Courrendlin, njofton gazeta zvicerane ne gjuhën shqipe « Le Canton27.ch » duke ju referuar policise kantonale.

Viktima eshte Ardian R. me origjine nga Kosova 

Rrethanat e sakta të tragjedisë nuk janë vërtetuar ende. Policia gjyqësore hapi një hetim. I riu u godit nga treni që udhëtonte midis Moutier dhe Delémont. Trafiku hekurudhor u ndërpre për më shumë se një orë për qëllimet e hetimit. Stacioni Hekurudhor (SBB) u desh të shkurtojë pesë kolonë dhe u krijua një shërbim autobusi.

Ndërkohë gazeta në gjuhen shqipe ne Zvicër « Le Cantopn27.ch » ka arritur ta identifikoje origjinen e të vdekurit. Viktima 15-vjecare është me prejardhje nga Kosova dhe quhet Ardian R. Mesohet se se familja e te ndjerit është nga fshati Panorc i Malishevës, te cilet qe nga pas luftës jetojne në Zvicër .

Aksidenti tragjik në Neuchâtel u prit me dhimbje të mëdha nga ana e diasporës shqiptare në Zvicër. Për humbjen e të riut nga Kosova, ambasadori i Kosovës në Bernë, z. Sami Ukelli, i dërgon ngushëllimet e tij të sinqerta përmes gazetës shqiptare në Zvicër « Le Canton27.ch » familjes se viktimes në Zvicër dhe Kosovë për humbja e djalit të tyre.

Sipas gazetes zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch » është kjo viktima e tretë nga Kosova qe humbën jeten nga treni brenda nje muaji, nëse perkujtojme vdekjen e dy vellezerve nga Decani në Gjermani te goditur nga treni më 13 tetor te këtij  viti.

Derniers articles