12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Zvicër, destinacionet e preferuara gjatë festës së Pashkëve: Portugalia dhe Spanja të parat. Te fundi Kosova dhe Turqia

Bernë, 5 prill -Përkunder pandemise, koronavirtusi  nuk i ka zbehur dëshirat e udhëtimit të njerëzve nga Zvicra, shumë prej të cilëve fluturuan në vednet evropiane nga aeroporti i Cyrihut dhe Gjenevës. Keshtu destinacionet me te preferuar ishin, te parat Spanja, Portugalia, Gjermaninë, por edhe Turqia dhe Kosova, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju rereferuar ATS.

Aeroportet e Cyrihut dhe Gjenevës shohin një rritje të lehtë të numrit të pasagjerëve krahasuar me ditët e mëparshme. Sidoqoftë, është ende shumë larg një fundjave Pashkësh pa koronavirus.

Midis 7,800 dhe pak më shumë se 9,000 pasagjerë në ditë morën fluturime nga Gjeneva këtë fundjavë, pothuajse 85% më pak krahasuar me 2019, tha zëdhënësi i Genève Aéroport Ignace Jeannerat. Aeroporti i Cyrihut regjistroi midis 10,000 dhe 14,000 pasagjerë në ditë, krahasuar me rreth 100,000 normalisht.

Pasagjerët që niseshin nga Gjeneva kryesisht zgjodhën Portugalinë si destinacionin e tyre. Më pas vijnë Spanja, Dubai dhe Egjipti. Në Cyrih, Gadishulli Iberik u favorizua gjithashtu me Gjermaninë, Turqinë dhe Kosovën.

Derniers articles