Preshevë, 6 prill -Deputeti shiptar ne Pralamentin e Serbisë z.Shaip Kamberi i ka dhuruar nje i ka dhuruar sot presidentit dhe kryeministres serbe, pas nje debati te nxehte mes Beogardit dhe Presheves per situaten e shqiptareve etnik ne Luginen e Presheves bashke me fjalimet historike te deputetit shqiptar nga Bujanoca ne Parlamentin e Serbisë, ku vendosi edhe flamurin kuqezi ne foltoren e Kuvendit ne Beograd, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Deputeti shqiptar ia bënë dhuratë Brnabiqit dhe Vuçiqit, librin që argumenton paragjykimet serbe ndaj shqiptarëve
« Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”, ka thëne deputeti shiptar Shaip Kamberi.
Sipas z.Kamberi « Ky lidër që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX. »
« Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime… » ka deklaruar ne fund z.Kamberi për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke shtuar se « në seancen e fundit te kuvendit te Serbisë i kam premetuar Bernabiq për ket dhuratë, dy librat e autorit te njohur Aleksandar Pavloviq per dy kreret e shteti serbe, ku do te marrin mesim kundër urrejtjes.. »
Kur eshet fjala për Luginen e Presheves DASH ne raportin e fundit ka kritikuar ashpër qeverine serbe për diskriminimin, në Luginën e Preshevës. « Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe të papunë në mënyrë disproporcionale…, eshte thenë ne kete raport te Shtetit Amedrikan. (Ethnic Albanians were subject to discrimination and disproportionately unemployed”)![May be an image of 1 person]()
![May be an image of 1 person](https://scontent.fqls2-1.fna.fbcdn.net/v/t1.6435-9/169403564_10157616298826300_4414187228980374804_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-3&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=Q9NZksUwDUsAX-sF4BW&_nc_ht=scontent.fqls2-1.fna&oh=1001e07c34b81db6a6f57fa6725583ca&oe=60934D22)