Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli nuk do të jenë më pjesë e Zurichit, shkruan.
FC Zurich ka njoftuar se nuk do t’ua vazhdojë kontratat dy futbollistëve të Kosovës (Im Rahmen der Kaderplanung kommt es zu weiteren Mutationen beim #FCZ. Die Verträge von Benjamin Kololli und Hekuran Kryeziu werden nicht verlängert), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Të dy futbollistëve kontratat u skadojnë më 30 qershor dhe nga 1 korriku do të jenë lojtarë të lirë.
Kryeziu te Zurichi u transferua në vitin 2018, duke regjistruar në total 77 paraqitje në të gjitha garat.
Edhe Kololli iu bashku skuadrës zvicerane në vitin 2018, teksa regjistroi 92 paraqitje.
Mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar të verës se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i dy reprezentuesve të Kosovës.