Real Madridi nuk ka qenë edhe aq shumë aktiv në tregun e transferimeve gjatë verës.
Megjithatë, galaktikët, qysh tani po mendojnë për merkaton e Janarit, respektivisht atë të Qershorit 2021.
Sipas portalit “Don Balon”, i afërt me klubin nga Bernabeu, kampionët spanjollë po e monitorojnë situatën e yllit të Lille, Jonathan Ikoné.
Mesfushori Nanitamo Jonathan Ikoné ka shkëlqyer me skuadrën nga “Stade Pierre Mauroy”, teksa këto paraqitje kanë ndikuar që skuadrat elitare të interesohen për të.
22 vjeçarit kontrata me Lille i skadon në vitin 2023, por një ofertë e majme nga “Los Blancos”, mbase do ta bindte ekipin francez që të heqë dorë nga njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm.