-1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Xhaka dhe Shaqiri me Zvicrën barazojnë me Spanjën!

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me Kombëtaren e Zvicrës kanë treguar lojë të madhe, duke luajtur me rezultat 1:1 me Spanjën, në takimin që u zhvillua në stadiumin « St. Jakob-Park » në Basel. 

     Në minutën e 26-të, Freuler nga rreth 12-13 metra godet me zgjuarsi dhe fërfëllon topin në këndin e epërm të djathtë, 1:0

Në minutën e 57-të, Rodriguez ka luajtur me dorë dhe gjyqtari gjykon penallti. Futbollisti me përvojë, Sergio Ramos, godet nga penalltia por gjuajtjen e tij në këndin e djathtë të poshtëm e “lexoi” portieri Yann Sommer duke e mbrojtur dhe shpëtoi zviceranët. 

Në minutën e 79′-të,  Elvedi i Zvicrës ndëshkohet me karton të kuq pas dy verdhëve, i cili shkaktoi penallti. Ramos sërish gjuan nga penalltia, portieri Sommer hero i sfidës, përsëri ia mbron, kësaj radhe ia kap “të gjallë” topin mu në këndin e  djathtë. Gerard Moreno në minutën e 89-të shënon për Spanjën dhe barazon 1:1 ndaj Zvicrës.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajtën titullarë, treguan lojë shumë të mirë. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 73 dhe  Admir Mehmedi u inkuadrua në minutën e 90+1. Portieri Sommer është hero i këtij barazimit, që meriton notë dhjetëshe, ndërsa Ramos figura tragjike të Spanja, i humbi dy penallti. 

Zvicra ka vetëm 3 pikë dhe është në fund të renditjes së grupit 4 të Ligës së Kombeve, ndërsa Spanja është në pozitën e dytë me 8 sosh.

Grupi 4, Divizioni A 
Gjermania – Ukraina 3:1 (2:1)
Zvicra-Spanja 1:1 (1:0)

Tabela 
1. Gjermania    5    2    3    0    10:7    9
2. Spanja    5    2    2    1    7:3    8    
3. Ukraina    5    2    0    3    5:10    6
4. Zvicra    5    0    3    2    6:8    3

Derniers articles