2.2 C
Berne
mercredi 5/02/2025

UEFA refuzon apelin e  Serbisë te cilet kishin fyer shqiptarët dhe për hartën me « Serbis Madhe »

Organi i Apelit i UEFA-s ka vendosur për apelimin e Serbisë kundër vendimit të Federatës Evropiane të Futbollit nga dhjetori dhe ka konfirmuar dënimin nga Organi disiplinore i UEFA-s gjobitën FSS-në me 90 mijë euro ku hilagnt serbe kishin fyer shqiptare dhe kishin rpovkuar me hatën e « Serbise së Madhe », njofton nga selia e UEFA-s gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Seanca e Trupit të Apelit konfirmoi dënimet e vendosura ndaj Serbisë në dhjetor për shkeljet e bëra në ndeshjet Zvicër-Serbi dhe Serbi-Danimarkë.

Organet disiplinore të UEFA-s gjobitën FSS-në me 90 mijë euro për incidentet në ndeshjet e sipërpërmendura të Ligës së Kombeve, duke ndaluar shitjen e biletave për tifozët e ftuar.
Kujtojmë se UEFA e gjobiti FSS-në për neglizhencën e saj në ndeshjen kundër Zvicrës me një gjobë totale prej 119,750 euro, si dhe me ndalim të shitjes së biletave për dy ndeshjet e ardhshme jashtë.

Kur bëhet fjalë për ndeshjen kundër Danimarkës, organet disiplinore të UEFA-s e gjobitën Serbinë me 53,250 euro dhe për këtë arsye Shqiponjat do ta luajnë ndeshjen e tyre të parë në shtëpi para një stadiumi të reduktuar.

Këtë të premte, UEFA i ka vërtetuar dënimin Federatës së Futbollit të Serbisë me 119 mijë e 750 euro për shkeljet e bëra në ndeshjen ndaj Zvicrës më 15 nëntor.

Serbia më së shumti u dënua për thirrjet anti-Kosovë dhe pankartat në të cilat shfaqej harta e Kosovës me flamurin e Serbisë.

Organi i Apelit i UEFA-s tha në vendim se e ka refuzuar ankesën nga Apeli i Konfederatës Evropiane të Futbollit, ku po ashtu konfirmoi se Serbia e ka të pamundur që të shesë bileta për ndeshjen ndaj Shqipërisë që do të luhet në Tiranë.

“Refuzohet ankesa e Federatës së Futbollit të Serbisë. Rrjedhimisht konfirmohet vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, i datës 11 dhjetor 2024”, njofton nga selia e UEFA-s gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Federata e Futbollit të Serbisë, për thirrje raciste iu vërtetua dënimi në shumë prej 50 mijë eurove, kurse për mesazhet e papërshtatshme në ngjarje sportive, iu vërtetua gjoba në vlerë prej 25 mijë eurove.

Përveç racizmit e shfaqjes së mesazheve jo të përshtatshme, Federata Serbe u dënua me 31 mijë e 500 euro për hedhje të gjësendeve në fushë, kurse me 8 mijë e 820 euro për ndezje të fishekzjarrëve, e për dëmet e shkaktuara në stadium, serbët u dënuan me 5 mijë euro.

Derniers articles