Bernë, 23 shkrut -Gjyqi i Apelit për të ashtuquajturën çështje “Blatter-Platini” hapet në fillim të marsit. Një afat që ish-presidenti i UEFA-s e pret me qetësi, njofotn gazeta zvicerane ens qhip LeCanton27.ch
Më 19 shkurt 2025, në një hotel luksoz në Gjenevë, Michel Platini u shfaq rrezatues dhe i qetë për të diskutuar mbi gjyqin e apelit të të ashtuquajturës çështje “Blatter-Platini” që hapet më 3 mars në Muttenz (BL).
Çehrja e nxirë e fytyrës së tij tradhton diellin. Sikur Michel Platini, 69 vjeç, donte të sillte në Gjenevë pak nga ëmbëlsia e Côte d’Azur, ku jeton tani. Takimi zhvillohet në një hotel luksoz në brigjet e portit. Ish-presidenti i UEFA-s, me një shprehje të qetë, ulet në një karrige rrotulluese, gati për t’iu përgjigjur pyetjeve me të njëjtën gjallëri që shfaqte dikur në fushë me ekipin francez ose Juventusin.
« Mendova se do të vdisja në futboll, por më vranë më herët! », ka thne ne nje intervsite ish-kreu i UEFA-s Micel Patini per gazeten TDG.