3 C
Berne
mercredi 17/12/2025

Lara Colturi, skiatorja me shqiponjë në krahëror nuk e ka harruar Shqipërinë. Ajo do i sjell medaljen e parë olimpike në Lojërat Dimërore

Ylli e skijimit në Shqipëri ka një figurë të shkëlqyer edhe në patinaz. Lara Colturi me shumë talente. Lara, vajza e mrekullueshme e skijimit, mund t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë olimpike në Lojërat Dimërore, raporton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Atletja e lindur në Itali tregon edhe një anë tjetër të vetes në Instagram. Sepse ajo ka ambicie të mëdha përtej skijimit. Pra, Lara Colturi, skiatorja me shqiponjë në krahëror nuk e ka harruar Shqipërinë,  do i sjell medaljen e parë olimpike në Lojërat Dimërore

Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalomit në Saalbach. Në garën e ARE ajo u rendit e 23 duke ruajtur pozicionin e 25 në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar edhe finalen e javës që vjen. Në një intervistë për median zvicerane, Le Canton27.ch, Lara foli për objektivat e saj dhe ndjesitë që përfaqëson Shqipërinë.

”Më konsiderojnë legjendë e re, por unë ende jam shume e vogël. Po, natyrisht, jam shumë i lumtur për sukseset e fundit në garat me karakter ndërkombëtar. Unë nuk do të ndalem, do të vazhdoj të ngre nivelin tim në pistën e bardhë”, u shpreh Lara Colturi duke bërë më pas një premtim: “Unë, perspektivën e kam përpara, meqë jam ende e re. Çka do ta dëshmojë veten, dhe do të bëjë maksimumin për vendin që përfaqësoj. Do ta bëj gjithçka që Shqipërinë ta prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare”, theksoi ndër të tjera Lara Colturi.

 

Derniers articles