-0.8 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Kosova la pa fjalë Greqinë, Muric hero i ndeshjes

Djelmoshat tanë dhanë maksimumin përkundër mungesave, si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Arbër Zeneli, Amir Rrahmani, Valon Berisha, Edon Zhegrova, Hekuran Kryeziu. 

Pikë e madhe sikur fitore kur kihen parasysh mungesat e mëdha.

Është barazimi dytë nga katër ndeshje apo ka dy barazime e dy humbje.

Image

Sllovenia kryeson grupin 3 me 10 pike, pasojnë Greqia 8, Kosova 2, Moldavia 1.

Ka përfunduar ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Greqisë dhe Kosovës e zhvilluar të Mërkurën nga ora 20:45.

Pjesa e parë ishte e barabartë, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme, por që vendasit e patën mundësin e artë të realizonin gol nga pika e bardhë, por që portieri i Kosovës, Aro Muriq e mbrojti penalltinë.

Në pjesën e dytë, Kosova, u tregua skuadër më cilësore, duke e qarkulluar topin në teren dhe duke krijuar disa raste shumë  të mira për shënim.

Pas kësaj ndeshje, Kosova ka dy pikë në grup, kurse Greqia i ka tetë sosh.

Ka përfunduar ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës me rezultat 0-0.

Image85′ Edhe me tej rezultati është 0-0. Vetëm edhe 10 minuta kanë mbetur nga koha e rregullt, rezultati 0-0.

75′ Nuk ka gol edhe me tej, Kosova po luan bukur.

Kalojnë 70 minuta lojë, raste të mira shënimi në pjesën e dytë.

Në fillim të pjesës së dytë Kosova pati një rast tejet të mirë por goditja e Paqaradës u nal në vijën e portës nga mbrojtësit vendas. Teksa, para pak minutash rast të mirë patën edhe grekët por mbrojtja e “Dardanëve” ishte në vend. Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë për të kërkuar fitoren.

***

Është minuta e 65-të, dhe rezultati vazhdon të jetë 0-0.

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Greqisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të rundit të katër në grupin C’ të Ligës së Kombeve.

Kosova në pjesëne dytë është më kërkuese para zonës së 16’metërshit të portës së Greqisë, ku një rast ideal për gol e kishte Leart Paqarada në minutën e 51’të, por që mbrojtësi grek e ndali topin në vijën e golit.

Rezultati aktual i takimit është 0:0.

Image

60′ Greqia në rast të mirë, por fat për tanët.

Vazhdon pa gola edhe më tej.

Greqia në pjesën e parë ka qenë e rrezikshme.

Kosova po tregon lojë shumë të mirë, është energjike dhe e ka shtuar presionin në drejtim të portës së Greqisë.

55′ Kosova po tregon lojë shumë të mirë dhe mjaft e rrezikshme, dy raste të mira në pjesën e dytë.

53′ Lojë mjaft e mirë në pjesën e dytë. E pabesueshme se çfarë humbi Lirim Kastrati, pastaj godet Leart Paçarada por i pa fat, pasi një mbrojtës i Greqisë heq topin nga vija fatale. 

50′ Kosova duket më energjike se sa në pjesën e parë, të paktën në pesë minutat e parë të pjesës së dytë.

48′ Kosova po tenton të jetë më e rrezikshme.

47′ Kosova shpreson të kthehet me një pikë.

46′ Lirim Kastrati ka pasur rast ideal, përballë portierit, nga një pozitë anash por nuk shënon.

Fillon pjesa e dytë. Përfundon pjesa e parë me rezultat 0:0. Greqia ka zotëruar në 45 minutat e parë dhe e humbën edhe penalltinë në minutën e 18-të, kur Bakasetas godet por portieri Arijanet Muriç e pret me sukses. 

44′ Lojë e mirë e Kosovës, sidomos portieri Muriç është më i miri në fushë dhe më i merituari që nuk kemi pësuar gol.

40′ Lojë e mirë, ndërsa Kosova herë pas here është e rrezikshme.

38′ Edhe më tej 0:0.

Greqia – Kosova
Stadiumi “Olympic Spiros Louis » në Athinë.
Gjyqtar: R. Reinshreiber (Izraeli).
Greqia: Vlachodimos, Chatzidiakos, Svarnas, Tzavellas, Giannoulis, Kourbelis, Zeca, Limnios, Bakasetas, Mantalos dhe Pavlidis.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Dresheviç, Aliti, Paçarada, Loshaj (Rashkaj 34’), Shala, Celina, Kastrati, Hadërgjonaj dhe Kololli.  

35′ Lirim Kastrati në pozitë të mirë, por ai nuk gjuajti duke tentuar ta asistoi ër Kolollin por gaboi në pasim.

33′ Grekët shumë lehtë po depërtojnë deri të 16-shi ynë.

30′ Grekët mbizotërojnë lojën.

27′ Lojë e mirë, Kosova mundohet të jetë më energjike përmes Hadërgjonajt.

25′ Portieri Muriç është deri me tash lojtari më i mirë në fushë.

22′ Greqia po sulmon me të gjtiha forcat.

18′ Bakasetas godet fortë por portieri Arijanet Muriç si hero e pret penalltinë në këndin e majtë.

17′ Herolind Shala shkaktoi penallti, duke e kapur lehtë përkrah lojtarin grek.  Gjyqtari referon penallti dhe shumë e dyshimtë. Muriç e pret penalltinë. 

16’ Mantalos rrezikon portën tonë, për fat të mirë goditja me kokë e tij shkoi mbi portën e portierit Muriç.

13′ Greqia e dominon ballafaqimin, ndërsa te Kosova po vërehen mungesat, si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Arbër Zeneli, Valon Berisha, Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu, Edon Zhegrova etj.

12′ Kosova është në presion të vendasve!

10′ Kosova po mbrohet mirë ndaj Greqisë e cila po e kërkon golin me ngulm.

8′ Greqia shton presionin në drejtim të portës së Muriç.

6′ Lojë e dobët në minutat e parë, ndërsa lojtarët e Kosovës mundohen të mbulojnë çdo hapësirë.  

4′ Herolind Shala është kapiten i Kombëtares së Kosovës.

3′ Lojë e matur nga të dyja palët.

1. Filloi ndeshja.

Intonohen himnet e Greqisë dhe të Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë më shumë mungesa kundër Greqisë, në takimin e xhiros së katërt të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin C. 

Kosova paraqitet pa futbollistët Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Valon Berishën, Amir Rrahanin, Hekuran Kryeziun, Edon Zhegrovën etj. Greqia kryeson me 7 pikë në grup, ndërsa Kosova ka vetëm një pikë dhe mban pozitën e tretë. /Kemajl Goca

Derniers articles