PARIS, 7 shtator /ATSH-AA/ – Një nga ekipet në Formula 1, ”Renault” duke filluar nga viti i ardhshëm do të garojë me emrin ”Alpine”.
Në një deklaratë në faqen e internetit të Formula 1 thuhet se ”Renault” do të ndryshojë emrin në ”Alpine”.
Ndërsa ngjyrat e reja të ekipit do të jenë blu, e bardhë dhe e kuqe të cilat përfaqësojnë flamurin e Francës.
”Renault”, në sezonin e ardhshëm të F1 do të garojë me pilotin spanjoll, Fernando Alonso që ka dy kampionate botërore dhe me francezin Esteban Ocon. /os/