20.4 C
Berne
mercredi 30/07/2025

Policia kosovare arreston kryetarin e FFK-së Agim Ademi

Prishtinë, 16 mars -Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ne ore te vona është arrestuar nga Policia kosovare, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar mediave kosovare.

Nuk kane mbetur edhe dy jave (me 3 prill) kur ne Federaten e Futbollit te Kosovës do te mbahan zgjedhjet për kryetar te ri, ku ne Kosove po zhvillohet nje fushate e ashper mes kandidateve, kurse ne seline e FFK-së ne Prishtinë po mbretëron nje situata e nxehtë.

Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

Të njëjtit, me vendim të prokurorit i është caktuar 48 orë ndalimi policor. Ditën e sotme, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat.

Pas vdekje se kryetarit te FFK-së Fadil Vokrrit ne vitin 2018, postin e tij po atë vit, pas ca javësh e mori ish-nënkryetari i FFK-së i saj Agim Ademi.

 

Derniers articles