16.1 C
Berne
samedi 18/05/2024

Zvicra para 16 vitesh e njohu Kosovën. Presidentja Calmy-Rey e shoqëruar nga gazetari shqiptar në Gjenevë hapi ambasadën në Prishtinë me fjalët « Urime Kosove, kantoni i 27 i Zvicrës! »

Bernë, 27 shkurt  -Sot e para 16 vitesh kur ne krye te shteti helvetik gjendej Pascal Couchepins (president) dher minsitere e puneve te Jashtme Madame Micheline Calmy-Rey njohen shtetin me te ri ne Evropë – Republikën e Kosovës. Pas ketij akti diplomatik Zvicra hapi ambaden e saj në Kosovë. Shefja e diplomacise zvicerane Calmy-Rey, qe njihej si avokate e Kosovës, para 16 vitesh e shoqëruar nga gazetari Nefail Maliqi në Gjenevë, u gjenden ne Prishtineper ta inauguruar ambasadën e Zvicrës duke vënë  flamurin e kuq me kryq te bardhe në kryeqytetin kosovar, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kosova shpesh është folur si kantoni i 27-të zviceran. Kosova dhe Zvicra: marrëdhënie intensive

Calmy-Rey: Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS të OKB-së, e cila më pas ndërhyri në GJND në Hagë pavarësisht presionit serb dhe rus (Calmy-Rey : La Suisse a été le premier pays à discuter de l’indépendance du Kosovo au CS de l’ONU, qui est ensuite intervenu à la CIJ à La Haye malgré les pressions serbes et russes), ka thene ish-oredidentja e Zvicres Nucheline Calmy-Rey per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Serbia cfare mund te prite nga Zvicra, nga nje shtet neutral dhe serioz, mos valle te radhitej ne krah te shteteve diktatoriale, serbifile dhe propaganduese sikur Rusia, Kina apo Mosambiku kur dihet se në vitin 2005 Zvicra ishte vendi i pare mu ne KS te OKB-se perdori fjalen “Pamvaresi” per Kosoven! Ky ishte ambasadori Peter-Maurer i cili argumentoi idenë e pavarësisë së Kosovës. Një qëndrim shumë i guximshëm për një vend të vogël e neutral si Zvicra.

Për njohjen dhe venin e marëdhënieve diplomatike mes Bernes dher Prishtinës shqiptaret e Kosoves jane mirënjohes ndaj shtetit zviceran, te cilet kane falenderuar, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke përkujtuar pervjetorin e hapjes se ambasadës helvetike ne Kosovë

Thamë me lartë se kosovaret per pamvaresine e Kosovës falenderojne dhe jane mirenjohes ndaj popullit dhe qeverise Zvicerane per krijimin e shtetit me te ri ne Evropë. Zvicra, pas Shqiperisë dhe Amerikës ishte nder vendet e para qe ka njohur shetin e Kosoves me 27 mars 2008.

Kosova shpesh është folur si kantoni i 27-të zviceran Lidhja e jashtme. Duhet thënë se 15% e kosovarëve në mbarë botën jetojnë në Zvicër. Lidhjet janë të ngushta, veçanërisht pasi Zvicra luajti një rol të rëndësishëm në pavarësinë e shtetit të ri në vitin 2008. 

Ish-presidentja dhe ish-shefja e diplomacise zvicerane znj.Micheline Calmy-Rey nje mikeshte dhe adhuruese e presidentiit historik Ibrahim Rugpva, e njohur si avokate e Kosovës ne intervisten e fundit dhene gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kishte thenë se “Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS te OKB-së. »

Publicisti Nefail Maliqi nuk ishte rastesisht  qe shoqeroi shefen e diplomacise zvicerane ne Prishitine me rastin e inaugurimit te ambasades helvetike ne Kosovë, meqe ai eshte nje gazetar i njohur dhe i pare ne territorin e Zvicres qe vepron qe 30 vite i cili ndjek zhvillimet dhe aktivitetet ne organizatat nderkombëtare si dhe qeverine zvicerane bashke me integrimin e komunitetit shqiptare ne Zvicër.

Hapja e ambasadës zvicerane në Kosovë shkaktoi reagime te ashpra nga Beogradi dhe Moska. Përkeqësoi marrëdhëniet diplomatike mes Zvicres dhe Serbisë. Beogradi kishte terhequr ambasadorin e saj nga Berna

Do perkujtuar se Zvicra qysh në vitin 2005, permes ambasadorit te saj në OKB-së, Peter Maurer per here te pare mermendi fjalen pavaresi ne Kombet e Bashkuara. Ambasadori Maures (sot presidnet i ICRC-së ne Gjenevë) argumentoi idenë e pavarësisë së Kosovës ne mesine qindrea diploamteve boteror. Një qëndrim shumë i guximshëm për një vend të vogël e neutral si Zvicra u vleresu lart nga Prishtina dhe Tirana qe shkaktoi pakenaqesi nga Beogradi dhe Moska.

Ministrja e Jashtme Micheline Calmy-Rey me pas zhvilloi në një turne diksa qbnedrave en ballkan, udhëtim ky pesëditor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo me nje ndelegacion e shoqeruart edh enga gazetari shqiptar ne Gjenvve Nefail Maliqi nga Berna hapi ambasadën e Zvicrës në Prishtinë, e cila kishte ngjallur shumë kritika  na Beogradi dhe Moska.

Zvicra e njohu pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008. Sipas deklaratave të presidentit federal Pascal Couchepin, Këshilli Federal e sheh qartësimin e statusit të Kosovës si parakusht për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik dhe politik të gjithë Evropës Juglindore. Kryeqyteti serb, Beogradi më pas protestoi dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga Berna.

Do theksuar se sot rreth 300,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë dhe veprojne në Zvicër duke i kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në shtetin helevtik. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë.

Zvicra ka dhuruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri kyq i zhvillimit të Kosovës. Ky kontribut i qeversie zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë, si mase preventive per te penguar eksodin drejt Zvicres dhe vendet tjera evropiane.

Gazetari i njohur shqiptar në Gjenevë Nefail Maliqi ne vitin 2011 hodhi idenë për ta quajtur një vend në Kosovë “Calmy-Rey” në homazh për mbështetjen e Këshilltarit Federal për pavarësinë e vendit. Për kete ide te gazetarit shqiptar ne OKB, para nje decenie shkruajten gjitha mediat zvicerane (Kosovo will einen Platz nach Micheline Calmy-Rey benennen)

Propozimi ne fjalë u pranua në vitin 2012 nga autoritetet kosovare në Bernë gjatë një vizite të ministrit të Punëve të Jashtme në Zvicër. Dhe ne në shenjë nderimi për ish-shefen e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme për rolin që ka luajtur në promovimin e pavarësisë së Kosovës është zbuluar nje plalkë në juglindje të Kosovës (Viti) me mbishkrimin “Sheshi i Micheline Calmy-Rey” (Vendi Micheline Calmy-Rey). 

Micheline Calmy-Rey: Figura politike që më ka bërë më shumë përshtypje në Kosovë është presidenti pacifist Ibrahim Rugova, babai i pavarësisë

Lidhur me marëdheniet mes Zvicres dhe Kosoves, sehfi i dilplomacisë zvicerane gajte nje bisede për gazeten Le Canton27.ch, ai  eshte përgjigjur se « Berna dhe Prishtina kane marëdhenie shume te mira mes veti, ku për situaten aktuale ne Kosovë kam mesuar me shume nga takimi u fundit ne Bled te Sllovenise dhe ne Davos me kryeministritn Albin Kurti»

Ne vazhdim z.Cassis duke folur per imazhin e shqiptareve ne Zvicer ka pohuar se «komuniteti kosovar, ne përgjtithesi ai shqiptare ne Zvicer jane punëtorë dhe jane shembull i mire i ingrimeve te cilet po ndihmojne jo vetem ne zhvillimin e vendit tone, por edhe vendit të tyre te origjines.. »

Zvicra ushtron ndikim të madh në rajon, ku zuri një pozicion udhëheqës relativisht herët. “Megjithatë, këmbëngul Mario Fehr, nëse duam të marrim vendime, duhet të kemi një ambasadë”. Banorja e Cyrihut kujton gjithashtu se Micheline Calmy-Rey kishte thënë tashmë në vitin 2005 se Zvicra favorizonte pavarësinë formale të Kosovës.

Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albannofon, dmth që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Sipas Zyrës Federale të Statistikave rreth 90 mije shqiptare të tjerë posedojnë pasaportat e kuqe me kryq të bardhë.

Këshilli Federal vendosi të mërkurën të dërgojë 20 ushtarë shtesë në Kosovë për të kompensuar largimin e disa trupave austriake. Numri i ushtarëve zviceranë në Kosovë do të rritet nga 195 në 215 në prill të vitit 2024, njfton gazeta zvicerane ne sqhip Le canton27.ch duke ju referuar burimeve nga Ministria e  Mbrojtjes  (DDPS) ne Bernë.

Ne intervisten e fundit për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ambasadori zviceran Prishtine z. Thomas Kolly, ka thëne se “Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. »

Vendet fqinje Shqipëria dhe Maqedonia po presin 670,000 nga 860,000 personat që kanë ikur. Më shumë se 43,000 persona aplikojnë për azil në Zvicër. Vetëm Gjermania, dhjetë herë më e madhe, mirëpret më shumë azilkërkues nga Kosova, ose 53,000 persona. Shumica e njerëzve që aplikuan për azil në vitin 1999, megjithatë, u kthyen në shtëpi pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, e cila bombardoi Serbinë nga marsi deri në qershor 1999.

 

 

 

Derniers articles