7.5 C
Berne
vendredi 31/03/2023

SHBA kujton 11 Shtatorin, njerëzit tregojnë 19 vjet pas sulmeve

Sot mbushin 19 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më vrasëse në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.

Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.

Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë, raporton TCh.

Shumë njerëz kujtuan sot ngjarjen dhe momentin kur dëgjuan lajmin. Maria de Souza shkruante: ‘Isha shtatzënë me më të voglin tim kur dëgjova lajmin. Mës humë njerëz binin ose hidheshin sesa digjeshin. Më është fiksuar në mendje foto e njeriut që bie nga Qendra Tregtare’.

Komentuesi Bart tha: ‘19 vjet më parë, më kujtohet si të ishte dje. Erdha në shtëpi nga shkolla dhe prindërit po shikonin televizionin pa bërë asnjë lëvizje’.

Storm Harris tha: ‘Familja ime dhe unë jetojmë në Maryland. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë me fëmijët e pilotëve të ushtrisë. Jemi vetëm dhjetë minuta larg bazës ajrore Andrews. Unë humba një mik në përplasjen në ndërtesën e Pentagon dhe disa të tjerë u plagosën. Ishte një ditë që asnjë nga ne nuk do të harrojë.’

Linda Gruenberg Petrillo tha: ‘Isha në spital dhe u zgjova në mëngjes me këtë lajm në televizion. Nuk do të harrojmë kurrë 9/11’

Gwen Giordano thotë se ishte duke shkuar në punë në New York kur pa avionin e parë që goditi kullat. ‘Ne vazhduam për nga Lincoln Tunnel. Kur arritëm në Port Authority, njerëzit largoheshin pa objektiv. Kjo ishte dhe pasoja e dytë më shqetësuese, nisi kaosi total. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë dhe falë Zotit nuk isha në zonën e shpërthimit dhe arrita të dal nga qyteti po atë ditë. Ishte e pabesueshme’.

Bekah Adkins thotë se ishte në shtëpi prapa një stacioni zjarrfikësash: ‘Kur u godit kulla e parë shtëpia ime nisi të tronditej nga avionët që ngriheshin nga zona e Hampton Roads.’

Theresa Dwulit ishte në mësim në një universitet në Manhattan kur avionët goditën, ajo thotë: ‘Nuk do ta harroj kurrë sesi përpiqesha të arrija në shtëpi atë ditë, duke kaluar mes tymit dhe rrënojave të kullave.’

Holli Harris tha: ‘Isha në mësim në universitet. Një student që ishte me vonesë erdhi e na tregoi çfarë kishte ndodhur. Profesori doli menjëherë nga dhoma, djali i tij do të shkonte diku me avion atë ditë, por nuk rezultoi i prekur’.

Derniers articles

Berna dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim e digjitalizimit te KQZ me 1.2 milione CHF

Titane, 24 mars -Në kuadër të bashkëpunimit për dixhitalizimit, Tirana ka nënshkruar sot marrëveshje nje marreveshje me autoritet e Bernes deri në 2026 me...

Historike, emri i Kosovës, për herë të parë pas 20 vitesh, nuk permendet ne raportin e OKB-së anti drogë. Ja cfare thuhet për Shqiperine...

Gjenevë/ UN, 31 mars -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin...

Sipas raportit të OKB-së, Shqipëria dhe Serbia bëjnë kontrabande të hapur të drogës, Kosova nuk përmendet pas 20 vitesh

Gjenevë/ UN, 31 mars -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin...

Ramazani ne burgun e Scheveningenit / Nga Haga tregojnë se Thaci, Veseli dhe te tjerët a po agjërojnë…

Hagë, 30 mars -Njerezit, ata te komuniteti muslimanë ne lufte e ne burgje kane mbajtur ramazanin. Edhe në luften e fundit perballe Serbise lufëtarete...

Rekord: Diaspora shqiptare nga Zvicra vitin e kaluar ka dërguar në Kosovë rreth 100 milionë CHF

Prishtinë, 30 mars -Diaspora vazhdon të luaj një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Përgjatë një viti nga mërgimtarët dërgohen para të...