13.6 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Sallahu: Vota e Arifit është kundërkushtetuese

Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, në Interkativ të KTV-së ka thënë se vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti është kundërkushtetuese, transmetion gazeta Koha e Prishtinës.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Gjykatë Kushtetuese virtualisht. Aty i paraqitëm pretendimet tona se pse deputeti Etem Arifi është dënuar me vendim të formës së prerë dikund në gusht të vitit 2019, pastaj duke përmbushë një formularë të certifikimit të kandidatit ai nuk ka treguar që është i dënuar kësisoj edhe KQZ-ja duke u bazuar në një vendin të gjykatës supreme ka lejuar certifikimin e kandidatit të caktuar”, ka thënë Sallahu.

Sallahu ka bërë të ditur se Vetëvendosje kishte marrë vesh për dënimin e Etemit në muajin maj të këtij viti, derisa ai ishte i dënuar në gushtin e vitit 2019.

“Ai ka kaluar si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe është votuar, dhe ajo votë e tij në lidhje me zgjedhjen e Qeverisë sipas pretendimeve tona është kundërkushtetuese për faktin se prej momentit që ne e kemi marrë njohuri lidhje me dënimin e tij. Pra, kjo njohuri ka qenë në maj të vitit 2020 dhe nga ai moment për neve është humbë mandati i deputetit të caktuar dhe kësisoji vota e 61 për zgjedhjen e Qeverisë konsiderohet kundërkushtetuese dhe rrjedhimisht kjo qeveri nuk është e ligjshme”, ka thënë ai.

përmendur rastin e Zafir Berishës, kur në vitin 2017 kishte dashur të kandidonte për kryetar të komunës të Prizrenit. Ai kishte kryer në atë kohë vepër penale lidhur me vjedhjen e rrymës, e gjykata e kishte dënuar me 200 euro gjobë.

Sallahu ka treguar se në atë kohë KQZ-ja kishte marrë vendim që të mos e certifikojë një kandidat të tillë, ndërsa PZAP e kishte hedhur poshtë ankesën e Berishës.

Në atë rast Supremja kishte vendosur se neni 29, paragrafi 1, pika Q, është në kundërshtim me nenin 45 të Kushtetutës së Kosovës. Neni 45 i Kushtetutës thotë se e drejta për t’u zgjedhur kufizohet vetëm me vendim gjyqësor. Por Sallahu ka thënë se këtu është problemi, pasi janë dy raste të kufizimit të lirisë, një është me vendim gjyqësor, me nenin 45 e tjetri me ligj me nenin 55.

Ai ka thënë se Supremja ka bërë gabim të pafalshëm kur ka theksuar se vendimi është në kundërshtim me nenin 45.

“Rasti për mua është një lloj precedenti kundërkushtetues fillimisht, e zbatimi i saj nga KQZ-ja është kundërligjor. E para në vitin 2017, kur deshi të kandidonte për kryetar komune Zafir Berisha, ai kishte kryer vepër penale lidhur me vjedhjen e rrymës. E Gjykata e kishte dënuar atë me 200 euro gjobë.

Pastaj KQZ-ja ka marrë vendim që të mos e certifikojë një kandidat të tillë. Ai dërgoi ankesë në PZAP, e PZAP-ja e konsideroi se ankesa është e pabazë. Pastaj ka shkuar në Supreme, e Supremja ka thënë se neni 29, paragrafi 1, pika Q, është në kundërshtim me nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Neni 45 i Kushtetutës thotë se e drejta për t’u zgjedhur kufizohet vetëm me vendim gjyqësor. Por, këtu është çështja tjetër. Neni 55 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e përcakton qartë se liritë e drejtat e njeriut mund të kufizohen vetëm me ligj”, ka thënë Sallahu për Interaktiv. “Në këtë aspekt kjo dispozitë është bërë në ligjin për zgjedhjet e Republikës së Kosovës. Neni 29, paragrafi në pika Q, është në përputhje me nenin 55 të Kushtetutës.

Por ky është rast tjetër, jo nenin 45. Gjykata ka bërë gabim të pafalshëm në momentin kur ka theksuar se është në kundërshtim me nenin 45. Janë dy raste të kufizimit të lirisë, një është me vendim gjyqësor, tjetri kur kufizimet e drejtave të lirive të njeriut bëhen me ligj. E drejta e zgjedhjes futet në kategorinë e lirive e të drejtave themelore. Ligji për zgjedhje e ka sanksionuar një gjë të tillë”.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...