14.5 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Bruksel, PE miraton vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. kosovaret ne janar të vitit 2024 do të lëvizin pa viza drejt Zvicres dhe vendev tjera te BE-së

Bruksel, 18 prill -Parlamenti Evropian sot me shumice votash ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk ishte asnjë kundër, shkruan nga Brukseli korrespondeti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Vitin e ardhshem, pas 1 janarit 2024, pasi Kosova do behet me viza, mbi 200.000 kosovar do t’i mesyejne vendeve te BE-së. Kurse vetem ne Zvicer prtiet te vijne rreth 50 mije. Shumica e ketyre do vijne te kerkojne punë, disa ne viza tek familjaret e disa tjere thjesht si turist, pas nje izolimi te gjatë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar. Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024. Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi.

Në fakt, Parlamenti Evropian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti e ka mbështetur lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe vazhdimisht ka qortuar Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian për, siç është thënë, vonesa të panevojshme në këtë proces.

Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Sipas gazetes zvicderane ne shqip Le Canton27.ch, mund te thuhet se kjo merite për liberlaizmine  vizave  i tzaon qeverise aktuale ne Kosovës e cila ka shënuar progres keto dy vitet e fundit sidomos ne luften kunder krimit te organizuar, ne renien e korrupcionit, përmirësimi i sundimit të ligjit, pastaj avancimin e procesit te dialogut mes Kosoves dhe Serbisë, bazuar nga amrrveshja e fundit ne Bruksle dhe Ohër për shume pika, drejt normalizimit te marëdhenive te ketyre dy shteteve, nese Serbia nuk i hane fjalet, si zakonisht.

Ketu do shtuar se edhe situata e mediave në Kosovë eshte shume me mire se me parë,  qe ka ndikuar ne përshpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave, qe ka qene nje nga kushtet e BE. Kosova për dallim nga vendet ne ballkan ka nje gjendje te avancuar te lirise se mediave dhe punes se gazetarëve. Kete e deshmon edhe radhitja e Kosoves ne nje pozicion te favorshem ne listat e FIJ dhe Reporters sans Frontieieres ne Bruksel. Njëkohesisht mund te thuhet se per here te pare Kosova pas 20 vitesh, me nje qeveri te re, nuk eshte vrare asnje gazetar keto dy-tri vitet e fundit, kur dihet se pas luftes ishin vrare dhe zhdukur 14 gazetare.

 

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, drejtësinë, korrupsionin, eksodin…Mediat, politikisht janë të njëanshme,...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...