-0.9 C
Berne
vendredi 3/01/2025

Stop vrasjeve të grave me motive gjinore ose femicidi!

Shkruan: Rinora POTOKU

        Vrasjet e grave me motive gjinore ose femicidi janë shprehja më e rëndë e dhunës me bazë gjinore ndaj grave, dhe përfshin predispozicionin që gratë të jenë në shënjestër dhe të vriten në bazë të seksit, duke shfaqur kështu një ndjenjë të thellë të mizogjinisë dhe pabarazisë. Rëndësia e shqyrtimit të hollësishëm të nocionit të femicidit buron nga fakti i pashmangshëm se ai shërben si një formë ekstreme e dhunës me bazë gjinore ndaj grave.

Nocioni i femicidit është përshkruar si një formë ekstreme e dhunës [me bazë gjinore] që arrin kulmin me vrasjen e grave dhe mund të përfshijë torturën, gjymtimin, mizorinë dhe dhunën seksuale Dhuna me bazë gjinore ndaj grave si e tillë është e rregulluar sipas konventave dhe traktateve të ndryshme ndërkombëtare, është e rëndësishme të përmendet se një rregullim i qartë i femicidit nuk ekziston.

Zgjedhja është padyshim e thjeshtë, duke arritur barazinë ku nëpërmjet arritjes së barazisë, çështja e ligjit është padyshim e rëndësishme. Është e diskutueshme përmes fuqisë së ligjit që idetë themelore patriarkale të stereotipeve me bazë gjinore, ide që bëjnë pabarazi dhe synojnë gratë në bazë të seksit, mund të sfidohen dhe shpërbëhen.

Menyra e parandalimit te femicidit apo shkeputja nga femicidi do te ishte rritja e disponueshmërisë dhe anekseve në shërbimet që ofrojnë mbrojtje për gratë dhe vajzat, përmirësimi i zbulimit më të hershëm të dhunës së rëndë të partnerit intim, planifikimi i sigurisë, trajtimi për menaxhimin e rrezikut për të reduktuar rrezikun e femicideve dhe dëmeve të tjera, ngritja e ndërgjegjësimit për dhunën ndaj grave dhe të gjitha formave të femicidit, ngritja e ndërgjegjësimit në lidhje me qëndrimet dhe motivet që qëndrojnë në themel të femicidit, të zhvillohen fusha edukative publike për të fuqizuar gratë dhe vajzat.

Derniers articles