Enver Bytyci
Agjensia e Lajmeve Austriake APA njofton se me datën 14 shtator në Vashau të Austrisë do të mblidhen minsitrat e Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perendimor, Niko Peleshi i Shqipërisë, Sifet Podzic i Bosnjë-Hercegovinës, Olivera Injac e Malit të Zi, Radmilla Shekerinska e Malit të Zi dhe Nebojsha Stefanoviç i Serbisë. Tema e diskutimit do të jetë se si duhet ta kthejmë Ballkanin nga një rajon që konsumon siguri në një rajon që prodhon siguri. Gjithashtu qëllimi është vendosja e partneritetit midis këtyre vendeve dhe Austrisë.
Po Kosova? A nuk është pjesë e përgjegjësisë për të prodhuar siguri në këtë rajon? Pra, pse ajo nuk është ftuar në këtë konferencë? Terr i plotë infotmativ për këtë nga qeveria e Shqipërisë, qeveria e Kosovës e më tej! Ndërkohë kjo ngjarje është një thyerje e madhe në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe Austrisë!
Unë mendoj se ministri Mehaj i Mbrojtjes në Kosovë nuk është ftuar, sepse Vjenës i ka bërë presion Beogradi. Me këtë presion është pajtuar edhe Tirana zyrtare. Madje Vuçiç përmes ndonjë bisede telefonike është pajtuar me Ramën për këtë presion ndaj organizatorit, ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë. Nuk mund ta besoj, se nëse Tirana do të kundërshtonte e kërcënonte me mospjesmarrje, nëse nuk ftohej Kosova, ministria austriake e Mbrojtjes do ta përjashtonte Kosovën nga kjo pjesmarrje.
As vetë ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Klaudia Tanner, nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë skandal politik, diplomatik dhe shkelje të rëndë të së drejtës austriake. Austria është nga vendet e para në botë e në Europë që ka njohur pavarësinë e shtetësinë e Kosovës!