27.6 C
Berne
samedi 21/06/2025

“Panshmëria e mediave: një normë etike dhe profesionale”

Shkruan: Safet SADIKU

Në raportimet mbi konfliktet e ndjeshme ndërkombëtare, siç është lufta ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, apo përshkallëzimi i fundit me Iranin, roli i mediave mbetet vendimtar. Panshmëria dhe balanca janë jo vetëm kërkesa profesionale, por edhe detyrim etik për çdo media që synon të informojë me përgjegjësi dhe drejtësi.

Në këtë kontekst, raportimi i mediave shqiptare duhet të ruajë ekuilibrin, duke pasqyruar realitetin me maturi dhe paanshmëri, por gjithashtu duke njohur rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleate strategjike dhe shpëtimtare e popullit shqiptar, në momentet më të vështira të historisë sonë.

RRespekti dhe mirënjohja për SHBA-në nuk përjashton objektivitetin, përkundrazi, e përforcon atë me një ndjenjë vetëdijeje historike dhe diplomatike. Kështu që distancimi nga dhuna dhe vrasjet e fëmijve është një linjë, që duhet pasqyruar vetëm si informacion, por jo si bindje politike”! Faliminderit SHBA!

Derniers articles