-0.4 C
Berne
jeudi 26/12/2024

Ndjenjë

Shkruan: Qendresa BEQIRI

Edhe bari i njomë i pranverës që shkëlqen mas shiut, kur këmbë e njeriut shkel, ndjen dhimbje.

E shkelun edhe unë jam, kur detyrohem me shtrydh ndjenja t’ndjera, t’harrume prej kohësh…

Erë e nxehtë e verës përvëlon kur kamzbathur ec zallit t’pllazhes, e bash qashtu po kuqna e përvlume kur po m’kqyr n’sy.

Tre stinë po shkojnë e dimri po m’gjan tu i fry tre bujashkave t’lagta që krejt letrat e bardha t’jetës i qita me i kallë.

Ndihmom me dhez qit zjerm që veç nji e shtyme i duhet, se tani andrra vetë shoh, edhe me sy çel, se kjo dhomë e errët, akull e ftohtë, barazohet me jetën, zemrën korb.

Qiell që vetëm lot mbi mua lëshon, në të shtatin më ngrit e prapë më rrëzon.

Derniers articles