Shkruan: Erëstina Dervishaj
Në Kosovë, gratë ende nuk janë të përfshira sa duhet në institucionet shtetërore. Edhe pse ekziston ligji dhe kuota 30% në parlament, prapë shumica e pozitave të rëndësishme mbahen nga burrat. Kjo ndodh sepse te ne ende ekziston një mendim që burrat janë më të përshtatshëm për udhëheqje.
Partitë politike gjithashtu nuk i përkrahin sa duhet gratë, dhe shpesh atyre u mungon mbështetja për të arritur në poste të larta. Pasojat e kësaj janë të qarta: vendimet nuk pasqyrojnë gjithmonë interesat dhe nevojat e grave.
Për shembull, barazia në paga apo çështjet e mbrojtjes nga dhuna nuk marrin aq vëmendje sa duhet. Sipas mendimit tim, është e rëndësishme që gratë të përkrahen më shumë dhe të kenë më shumë hapësirë në vendimmarrje. Vetëm kështu do të kemi një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithe