Në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë, organizatori, qeveria e Ramës, e ka paraqitur me asterik * emrin e Kosovës në materialet dhe kredencialet e eventit.
Kjo ka sjellë reagimin e zv. ministrit kosovar, z. Dobruna, përfaqësues i Prishtinës, i cili ka braktisur takimin kur kërkesa që Kosova të trajtohej si e barabartë është refuzuar.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt antishqiptarie të hapur në mes të Tiranës.
Ne e konsiderojmë akt vasaliteti ndaj Vuçiç dhe një thikë në shpinë të çështjes kombëtare.
Kosova, e njohur si vend i pavarur nga shumica dërrmuese e vendeve të botës së lirë, bëhet me asterikun e Rusisë dhe Serbisë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Pas Ballkanit të Hapur kjo është tradhtia e dytë ndaj Kosovës e Edi Ramës.