0.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Krimet seksuale të serbëve, mbrëmё, e kam kuptuar mё qartё dhimbjen e popullit tё Kosovёs…

Shkruan: Uarda ALBUNESA*
-“O njeri me mend, provoje nё trupin tёnd, si tё dhёmb ashtu mё dhёmb!”
Mё erdhi nё mendje kjo fjalё e urtё e popullit pasi pashё dokumentarin e Marin Memёs tek “Gjurmё shqiptare”, mbi krimet seksuale tё serbёve gjatё luftёs sё Kosovёs“.
Sa herё mё qёllon me ndejt me prindёr qё kanё vajza, pёrveҫ lumturisё nё sytё e tyre lexoj merak tё madh -“Ah, kam vajza. Janё aq tё brishta. Kam frikё se kanё me mi lёndu…”
U trondita teksa flitej shqip pёr pёrdhunimin e grave, vajzave, fёmijёve nga ushtria serbe.
Prindёr qё i detyronin tё shihnin teksa i pёrdhunonin vajzat; burra qё pёrcillnin me detyrim skenёn teksa ushtarёt i pёrdhunonin gratё. Tmerr….!
E gjitha me njё qёllim tё mirёmenduar, “Spastrimi etnik i popullsisё shqiptare nё pjesёn Dardane”. Mbremё, e kam kuptuar mё qartё dhimbjen e popullit tё Kosovёs…
🥺
Para pak vitesh pata lexuar njё ditar tё njё gruaje tё dhunuar seksualisht gjatё luftёs sё dytё botёrore…”- teksa dhunohej seksualisht ҫdo dite nga nje ushtar rastesor nuk vajtonte ma, por lutej tё mos kishte ngelur shtatzanё…” _”shpirtin nuk ma marrin dot, ushtaret e largqoftit…”, thoshte nёn za.
Ahhhh…, nuk qёnka e lehtё, aspak e lehtё tё jesh grua nё kohё paqeje, seksi i dobёt i shoqёrisё. Keshtu na quajnё: tё dobёta, tё brishta, objekt seksual, fabrikё prodhimi i fёmijёve, kujdestare shtёpie.
Ndёrsa nё kohё lufte ёshtё gati e pamundur tё jesh grua me gjithё rrefimet e tmerrshme qё dёgjova gjatё luftёs sё Kosovёs, rrёfime tё ngjashme me ato tё grave tё tjera kudo nё kohё luftёrash. Fatkeqёsisht historia vetёm pёrsёritet e na kujton se qёnia njerёzore nuk njihka kufijtё e sё keqes.
Kam vetёm njё mesazh, pёr tё gjitha ato gra, vajza qё kanё qenё viktima tё dhunёs seksuale dhe kanё mbijetuar:
-Gjithnjё kam menduar se njё pёrdhunimi nuk mund ti mbijetosh, mё shumё psikologjikisht sesa fizikisht, por teksa dёgjova rrёfimet tuaja mendoj ndryshe.
Njё grua, vajzё e dhunuar seksualisht duhet tё mbijetojё, pёr tё dёshmuar, ndёshkuar, dhe pёr tё jetuar.
E nёse nga dhunimi seksual ka ndodhur njё shtatzani, ka vetёm njё rrugё tё drejtё qё mund tё duket joligjore nё kohё paqeje, por jo e ndaluar nё kohё lufte:
Gruaja kurdo, ka tё drejtё të zgjedh tё sjellё nё jetё fёmijёn e burrit qё dashuron, qё respekton, qё zgjedh!
Ata (dhunuesit seksual) munden me ju dhunu trupin, le ta bёjnё; Ju ruani shpirtin dhe tretjani farën!
-“E ҫ’pret nga njё botё ku i mashtruari turpёrohet mё shumё se mashtruesi” (Dritёro Agolli)
* Uarda ALBUNESA, eshte peote dhe avokate e njohur ne Shkodër. Uarda e cila punon ne bashkine Shkodres, njëkohesisht merret edhe me krijimtari e cila posa ka publikuar nje liber me poezi te titulluar « U »

Derniers articles